Gjendet një mjet i pashpërthyer në Pejë

08.04.2019 10:47:14
Në qytetin e Pejës gjatë ditës së djeshme një person ka gjetur një mjet të pashpërthyer.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në ora 15:30 në Pejë një person ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes, shkruan lajmi.net.

Siç bëhet e ditur në njoftim, njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë asgjësimin e mjetit shpërthyes në mënyrë të kontrolluar.