Gjendet një tjetër tenxhere me para e groposur

18.02.2017 19:27:53

Policia është duke vazhduar hetimet dhe kontrollet në lidhje me grabitjen e 9 shkurtit në rrugën e Rinasit, ku autorët morën 3.2 milionë dollarë gjatë transportimit me makinë të blinduar.

Uniformat blu kanë gjetur pasditen e sotme një tjetër sasi parash të grabitura. Mësohet se një tenxhere me para është gjetur e groposur në Bathore pranë shtëpisë së Admir Çerpjas.

Ky i fundit është grabitësi pestë, i cili u arrestua dje në darkë në zonën e Dibrës gjatë një operacioni për kapjen e tij. Burimet thonë për Syri.net se pas marrjes në pyetje, Çerpja i dha policisë informacionin e saktë se ku i ka fshehur një pjesë të parave.