Gjendet trupi i pajetë i një personi në liqenin e Badofcit

22.08.2018 18:30:02

Sot rreth orës 15:00 është gjetur trupi i pajetë i një personi në liqenin e Badofcit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Policia bashkë me ndihmën e shpejt ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës mashkull, i moshës 45 vjeçare.

Trupi i pa jetë është dërguar në obduksion.

Policia ka inicuar hetim në lidhje me rrethanat e vdekjes së viktimës dhe po punon për ndriçimin e rastit”, ka thënë Ahmeti