Gjumi i arushës dhe Gjykata speciale

05.05.2019 14:52:40

(Institucionet e Kosovës kërkojnë Gjykatë Ndërkombëtare për krimet serbe në Kosovë)

Nga Binak Maxharraj

Që 20 vjet fjetet.Qe 20 vjete u habitet tu ba pasunu dhe tue e plaqkitë këtë vend.Për 20 vjetë u pasuruat për tejmase.Për 20 vjete nuk batë asgjë për te kërkuar llogari nga Serbia për gjenocidin e bamë në Kosovë .Për njezet vjete nuk u ra ndërmend se duhet kriju ekipe,institute mbi institutë për mbledhjën e fakteve nga desmitaret.Tash pas 20 vjetëve nuk mund ti gjeni as gjysën e deshmitarce,kanë vdekë.

Pasd 20 vjeteve tashti ju ra ndërmend të kërkoni Gjykatë Speciale për Serbin për krimet e bëra në Kosovë.Dermi me tani për krimet e Serbisë ne Kosovë janë denu vetem 4 kriminel,mbas janë vrar dhe masakru mbi 13 mijë civil.

A mos jeni zgju pak si vonë nga gjumi të kërkoni diçka qe dikur mund ta realizoshit me lehtl se sa sot?! Ju nuk formuat Gjykate Speciale për krimet e luftës në Kosovë te cilën gjë ishte deshtë ta bani,por u frikësuat nga njeri tjetri ta beni.Ua banë te tjerët me pelqimin e Juaj.Askush nuk ju ka fajë.Thonë faji është jetim!.

Të kërkoni pas 20 vjeteve Gjykatë Speciale për krimet Serbe në Kosovë,anipse kërkëesë e drejtë,por me dukët se është vonë,jeni vonu.Ia vlenë të provoni.Por Gjykata Speciale nuk është ne bashqe te babës të kërkoni kur te doni.Ajo ka rregulla dhe procedura të veshtira për te mbrrijë deri ne Parlamentin BE për ta thanë përqimin,e sidomos tani kur Kosova është ne disavantazh me Serbinë për shkakt te bamveve dhe jomençurisë tonë,qe patem pushtetar të padinjitetshem për t udheheqë vendin,por..

Më mirë do të ishte të provohet,te insistohet,te veprohet me të gjitha forcat dhe miqet tanë qe në kuadër të kësaj Gjykate Speciale ne Hagë të inkorporohën edhe krimet serbe.Kjo është për mua me shumë e arsyeshme,me shumë e kapshme dhe e realizueshme se sa formimi i një Gjykate Speciale të re për krimet serbe të luftës në Kosovë.