Gjuriq: Nëse ka zgjidhje për Kosovën, atëherë serbët kanë më shumë territor

19.08.2018 09:35:30

Nëse do të ketë zgjidhje të problemit të Kosovës, atëherë Serbia dhe serbët do të kenë më shumë territor, para dhe të drejta.

Kështu thotë për të përditshmen serbe Politika, Marko Gjuriq, drejtori i ashtuquajturës Zyrës për Kosovë.

“Nëse do të ketë zgjidhje të problemit të Kosovës, atëherë Serbia dhe serbët do të kenë më shumë territor, para dhe të drejta. Kjo do të përmirësojë pozitën e tyre aktuale”, thotë Gjuriq.