Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë rrëzon kërkesën për heqjen e pezullimit të Vetting-ut

22.11.2016 12:53:32

Pasi dëgjoi palët, Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë kërkesën e mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë për të hequr masën e pezullimit të vendosur për ligjin e Vetting-ut.

Gjykata e vendosi këtë masë pas kërkesës së PD-së.

Ajo i është drejtuar për mendim edhe Komisionit të Venecias. Në sallë sot ishin edhe ambasadorët Lu e Vlahutin.