Gjyqësori i ndikuar nga politika

11.11.2016 21:34:05

Gjyqësori në Kosovë ende nuk po mund të ndahet nga politika.

Ndikimi politik në sistemin e drejtësisë është vënë në pah edhe në Raportin e Progresit. Në raport është thënë se gjyqësori vazhdon të jetë i dobët sa i përket kësaj çështje.

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se në vazhdimësi kanë kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që gjatë miratimit të listës për buxhet të ndajnë mjete buxhetore të mjaftueshme në mënyrë që si sistemi gjyqësorë, e po ashtu edhe ai prokurorial, t’i kryejnë obligimet e tyre në bazë të ligtit dhe Kushtetutës.