Gota bosh e Hashim Thaçit si ves apo si ballkanizëm?

 

Nga Rexhep Kastrati

une

Hashim Thaçi, si shumë drejtues shtetesh dhe kryeminstra ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së lojërave olimpike “Rio 2016”, dhe, si zakonisht, ka shfrytëzuar rastin për të bërë disa foto me disa nga personalitetet e rëndësishme botërore, siç është sekretari Amerikan i Shtetit, Xhon Kerry, presidenti francez, Fransua Holandë, dhe kryeminstri italian, Mateo Renci. Dhe në të gjitha fotot që ka bërë, bie në sy gota bosh në duart e tij, që tregon se të trija foto janë bërë aty për aty, ndoshta edhe duke rendur me gotën bosh, herë pas njërit, e herë pas tjetrit për të bërë foto. Dhe kjo është për keqardhje, pasi që Hashim Thaçi, edhe si president tregohet një teveçel tipik si në përgjimet e bëra publike gjatë ditëve të fundit. Zelli i Hashim Thaçit për të vrapuar qoftë pas njërit, qoftë pas tjetrit burrështeas për një foto, fatkeqësisht e paraqet atë shumë keq, dhe në pozitë tepër të papërshtashme. Në fakt, duket si një gjynah që vdes për foto. Mund të jetë edhe ndonjë ves personal që të deklarojë praninë e tij në ngjarje të ndryshme edhe me foto të bëra korridoreve nëpër të cilat jakojnë detyrimisht burrshtetas të ndryshëm dhe i kap në befasi për të bërë foto. Në anën tjetër, asnjëri nga burrështetasit me të cilët është fotografuar nuk mban gjë në dorë, pra as gota, e që do të thotë se ata kanë kaluar fare rastësisht atypari. Duhet thënë se është edhe kjo veçori që e bën edhe më komik dhe më përulës pozitën e Hashim Thaçit, sepse përballë tij me gotën bosh, janë personalitetet e rëndësishëm botërorë pa gjë në dorë fare. Kjo do të thotë se Hashim Thaçi ka dal bllof, sepse dëshira e tij për të treguar afërsi me personalitetet me të cilët është fotografuar, me të cilët gjoja troket gotat, duket shumë e paqëlluar. Dhe kjo pikërisht vihet në dukje nga të qenit bosh e gotës në dorën e Hashim Thaçit, dhe nga fakti se personalitetet tjera nuk kishin gjë në dorë. A paraqet kjo ndërkaq vetëm një ves të Hashim Thaçit, i cili e ndjen mungesën e fotove nga koha e luftës, pasi, siç ka pohuar edhe vetë, ka qenë larg fronteve të luftës, apo është një ballkanizëm, që është shprehje e një mendësie inferiore dhe të lagjes në kuptimin: e shihni sa i rëndësishëm jam? Në fakt, ballkanizmi si mendësi, si koncept dhe si sjellje, është shprehje edhe e injorancës, edhe e arrogancës, edhe e inferioritetit, por edhe e një lloj sado-mazohizmi tipik. Dhe tek e shikoj me gotën bosh në dorë në foton me sekretarin Amerikan të Shtetit, Xhon Kerry, më kujtohet ajo thënia emblematike e marrëzisë e luajtjes me koqe me amerikanët. Dhe në këtë kontekst, duket shumë qesharak, pse jo edhe shumë arrogant postimi i tij në facebook, sipas të cilit një takim korridoresh me gotën bosh,  e paraqet si takim të rëndësishëm ndërshtetëror. Dhe është e natyrshme që në raste të tilla, mirësjellja të mos mungojë, dhe të urohet qoftë për pjesëmarjen e Kosovës në këto lojra.

thaçi2

 

thaçi3