Grabitja e 3.2 mln eurove, policia aksion masiv për arrestimin e autorëve

14.02.2017 15:06:51

Policia e Shtetit po zhvillon një operacion masiv për kapjen e autorëve të grabitjes së 3.2 milionë dollarëve të një banke të nivelit të dytë në rrugën e Rinasit.

Operacioni masiv po zhvillohet nga ajri dhe toka ku janë angazhuar, forcat e RENEA-s, FNSH –s dhe Policia e Tiranës. Operacioni është duke u zhvilluar në zonën e Prezës dhe të Vorës. Deri më tani policia nuk ka mundur që të identifikojë apo arrestojë ndonjë prej grabitësve. Të vetmit persona që ranë në burg ishin punonjësit e sigurisë private, të cilët ditën e grabitjes po transportonin shumën e konsiderueshme të parave drejt Rinasit.

Të arrestuarit janë:

Fatmir Gapi, drejtues teknik

Xhelil Metaj, 43-vjeç punonjës SHPSF,

Gentian Dedja, 31-vjeç  punonjës SHPSF,

Perparim Logu, 39-vjeç , punonjës SHPSF,

Endrit Daçi, 31-vjeç , shofer i shoqërisë,

Dashamir Balla, 42-vjeç shofer i shoqërisë.

Ngjarja në fjalë mbart shumë mister pasi në momentin që makinat e sigurisë private, që po  transmetonin para kanë mbërritur në zonën  e Qafë Kasharit, kamerat dhe GPS u fikën.