GREVA E MESIMDHENESVE DUHET TE PERFUNDOJE ( ASNJE MESAZH TE RI ME NUK PO JEP), LIGJI PER PAGAT E DUHET TE TERHIQET

28.01.2019 18:23:52

Po hëhen dy javë pa filluar gjysëvejtori i dytë në shkollat e mesme dhe fillore , pa asnjë rezultat tjetër përpos orëve të humbura të cilat nuk do të mund të kompensohen , e aq më pak mund të kompensohet trauma për fëmijtë që nuk e marrin vesh e as që duhet ta marrin vesh kët lojë struci midis SBASHK-ut dhe Qeverisë. 
Ligji , siç është tash , me shumë kundërthënie e apetitete të zgjuara ( për perfitime ) duhet të tërhiqet jo vetëm për shkak të pakënaqësive e grevave që po e përcjellin por edhe për arsye të tjera që kam shtjelluar në postimin tim më poshtë (SISTEMI I PAGAVE QE SERVISOHEN NGA BUXHETI I KOSOVES DO REFORME TE THELLE, 24 Janar 2019). Sindikata SBASHK-u duhet të përfundojë me greven sepse me këtë po e dëmton rëndë rregullsinë dhe integritetin e këtij viti shkollor në kohen kur Ligii është ende në shqyrëtim dhe debat e sipër. Kërkesat e saj janë të mirënjohura nga pozita dhe opozita dhe opinioni dhe ato duhet të adresohen në kuadër të një debati shumë më përmbajtësor dhe objektiv lidhur me : (a) sttukturën e pagave dhe koeficientëve të pagave që paguhen nga buxheti i Kosovës (b) cili është niveli maksimal i pagave brenda buxhetit që mund të paguhet pa I çrregulluar edhe nevojat e tjera buxehtore, pa e rrrezikuar stabilitetin makroekonomik e fiskal dhe (c) çfarë % e buxhetit mund të skojë për paga në karasim me inevstimet në arsim , në shendetsi, në infrastruktrë, në tarnsfere sociale, në komuna dhe në qënder. Po e perseris niveli i zhvillimit të Kosovës prej 60% të mesatarës së rajonit ( GDP ( Produkti I brendshëm bruto, për një banorë) nuk mund të jetë I qëndrueshëm me paga mbi mesatarene rajonit pa e dëmtuar stabilitetin buxhetor ose nevojat afatgjate zhvillimore. Dhe ja pse Ligji duhet të rishikohet edhe njpherë dhe atë seriozisht. Debati në stilin “me…. The – “ ta… “thash”, dhe “me dhe – “ te dhash”. Mënyra se si përdoret buxehti edhe për pagat është çështje e thellë që u takon gjithë qytetarëve!