Grupi i paralajmëruar që më 2015 – në duar të BIA-s, FSB-së dhe grupeve ekstremiste islamike?

14.03.2017 12:57:40

Nga Rexhep Kastrati

Në dhjetor të vitit 2015, Alban Krasniqi, burri i Albulena Haxhiut, si dhe kandidat i sektës okulte të Albinit për kryetar komune në Malishevë, kishte paralajmëruar për mobilizimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së, e që do të thotë se kjo sektë është duke u përgatitur moti për të kryer akte terroriste si ai i djeshmi kundër Azem Vllasit.

Një mobilizim të tillë që veç kishte filluar qysh gjatë apo para vitit 2015, me gjasë është bërë nëpër kampe të ndryshme stërvitjeje, në të cilin mund të ketë qenë edhe Astrit Dehari, e ku stërvitjet për aksione terroriste janë kryer nga oficerë të specializuar nga shteti shqiptar, nga Maqedonia, Serbia, Rusia dhe nga ndonjë shtet tjetër. Edhe sulmi ndaj godinës së Kuvendit të Kosovës mund të jetë sulm i parapërgatitur në kampe të tilla.

Së këndejmi edhe deklarata e Murat Jasharit se nuk është i vetëm, por ka një grup të madh që do të kryejnë atentate të tjera, duhet marrë shumë seriozisht dhe gjurmë të këtij grupi duhet kërkuar në Kosovë, në Maqedoni, në shtetin shqiptar, në Mal të Zi, në Serbi dje gjetiu. Nëse kihen parasysh edhe profili i sektës okulte të Albinit në raport me grupet ekstremiste islamike, që është shpërfaqur edhe me mbështetjen ndaj hoxhë Shefqet Krasniqit, dhe po të shihet edhe profili i vetë Alban Krasniqit në facebook, si dhe po të kihet parasysh lidhja e Rexhep Selimit me xhaminë në lagjen “Dradania”, duhet thënë se nuk mund të përjashtohet mundësia që në kuadër të këtij farë grupi për të cilin ka folur Murat Jashari të ketë edhe pjesëtarë të grupeve të ndryshme ekstremiste islamike.

Prandaj, mund të thuhet  se grupi për të cilin ka folur Murat Jashari mund të jetë një përzierje e njerëzve të kontrolluar nga sekta okulte e Albinit,nga grupe radikale ekstremiste islamike dhe nga shtete sllavo-ortodokse, kryesisht nga Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Rusia etj., dhe që në fakt kontrollojnë aktivitetin e këtij grupi, e që e kontrollojnë, planifikojnë aksionet, dhe organizojnë pikërisht shërbimet sekrete serbo-ruse. Në gjithë këtë, Dragana Trifkoviq, serbja e partisë së Boris Tadiqit, dhe agjente e FSB-së ruse, që është vetëm njëra nga të tillat, mund të ketë kontroll të plotë mbi aktivitetet e këtilla që përfshijnë edhe akte terroriste.

Dhe Gjykata speciale mund të jetë vetëm njëra nga arsyet se përse intensifikohen aksionet e tilla, kurse arsye të tjera janë ato që i kam bërë publike qysh moti: destabilizimi i Kosovës dhe rrëzimi i Qeverisë për llogari të nj koalicioni PDK – VV me kryeministër Albin Kurtin; nxitja e konfliktit brendashqiptar që do të hapte rrugë për skenarë ukrainas, përkatësisht për aneksimin e veriut të Kosovës nga Serbia; prishja e marrëdhënieve me Malin e Zi dhe imponimi që ky shtet të kalojë sërish në anën gjeopolitike serbo-ruse; përhapja e konfliktit edhe në Maqedoni dhe në Kosovë Lindore. Synimi është që të gjitha këto të bëhen me një sinkretizim të elementeve kombëtarë me ata fetarë, që çështja shqiptare të paraqitet edhe çështje fetare, si dhe të bëhet pjesë e aktiviteteve terrroriste të grupeve islamike që kontrollohen nga agjentura serbo-ruse dhe të shteteve aleate të Serbisë dhe të Rusisë.

Prandaj, duhet thënë se atentati ndaj Azem Vllasit është vetëm paralajmërim për aksione të tjera terroriste ndaj personaliteve të ndryshme, përfshirë kryeministrin Mustafa, i cili është bërë digë e rezistencës ndaj synimeve për destabilizimin e vendit dhe për realizimin e qëllimeve të lartpërmendura. Në këtë kuptim, kjo fazë e angazhimeve për destabilizimin e Kosovës dhe për nxitjen e një lufte brendashqiptare e për të cilën kishte folur më parë Albin Kurti, por edhe Ilir Deda, është faza më kriminale, sepse është futur në hullinë e terrorizmit. Dhe aksione të tilla nuk do të kryhen vetëm në Kosovë, por edhe në Maqedoni, Serbi, Kosovë Lindore, Mal të Zi, sepse synimi i Serbisë, i Rusisë dhe i aleatëve të tyre është që të destabilizohet rajoni dhe për këtë të fajësohen “nacionalistët” dhe “terroristët islamikë” shqiptarë.

Gjithsesi të gjithë këto do të kishin pasoja të drejtpërdrejta në dëm  të çështjes shqiptare, si dhe në raportet e aleatëve tanë strategjikë euro-atlantikë ndaj shqiptarëve. Esynimi i Serbisë dhe i qarqeve sllavo-ortodokse në krye me Rusinë është që të përkeqësojë imazhin e shqiptarëve, të përkeqësojë raportet e shqiptarëve me aleatët euro-atlantikë, përkatësisht që shqiptarët të humbin mbështetjen e tyre. Paskëtaj, rruga e Serbisë për rifuqizimin e saj në rajon, e së këndjemi edhe i rolit të Rusisë.

BE dhe shtete të veçanta janë duke paralajmëruar më në fund për rreziqe të mëdha të dikimit të Rusisë në Ballkan, edhe pse me vonesë shumë të madhe, e që do të thotë se do të ketë vëmendje më të madhe ndaj rajonit tonë, por edhe ndaj sjelljeve të secilit shtet dhe secilit popull të këtij rajoni.

Dhe fillimin e aksioneve terroriste duhet parë pikërisht në rritjen e angazhimeve të Serbisë për komprometimin e shqiptarëve dhe të çështjes shqiptare në përgjithësi, dhe për ta paraqitur Kosovën një Siri në Evropë, kurse shqiptarët si burim të terrorizmit ndërkombëtar etnik dhe fetar.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Albin Kurti, Ramush Haradinaj, Kim Mehmeti dhe të tjerët si këta, duhet të kenë parasysh se bartin përgjegjësi për çdo nivel të eskalimit të situatës në Kosovë, në Maqedoni, në Kosovë Lindore, apo Mal të Zi e që janë të përfshirë edhe individë dhe grupe shqiptare, sikurse në rastin e Komunovës. Edhe nëse do të ketë qoftë një atentat tjetër terrorist ndaj bartësve të institucioneve, personaliteteve të tjera publike, si dhe ndaj ndonjë objekti, po ashtu përgjegjësia bie edhe mbi ta.