Guardiola: Chelsea dhe Man United nuk i frikësohen Man Cityt

25.09.2017 09:24:47

Guardiola nuk mendon se Chelsea dhe Man Unitedi i frikësohen Manchester City.

Manchester City e ka nisur sezonin e ri në mënyrën më të mirë, duke marrë pesë fitore nga gjashtë ndeshje.

City shkatërroi Crystal Palacen të shtunën dhe Pep Guardiola është pyetur nëse Chelsea dhe Man United do t’ia kenë frikën skuadrës së tij.

“Chelsea fitoi 4:0 në Stoke City. Kurse mendoj se Man United ka pesë ndeshje pa pranuar gol (pesë nga gjashtë ndeshje në Premierligë). Kështu që çfarë doni të them me shumë”, u përgjigj ai.

“Është garë e fortë. Gjitha ekipet e mëdha janë të forta”, shtoi Guardiola. /Gazeta Express/