Safete Hadërgjonaj: Me viktimizimin e Astritit, po mundoheni të ndërtoni kauzë politike

20.12.2016 14:06:58

Deputetja e PDK-së, Safete Hadërgjonaj, ka thënë se duke përdorur viktimizimin e Astrit Deharit, Lëvizja Vetëvendosje është munduar ta ndërtojë një kauzë politike.

“Gjatë gjithë kësaj kohe, vetëvrasjen e Astritit janë munduar ta shndërrojnë në një pretekst për mobilizim politik me synim të vetëm përmbysjen e qeverisë në çfarëdo mënyre”, ka thënë ajo.

Hadërgjonaj ka thënë se për shumë të rinj në këtë subjekt politik, ligji i Lëvizjes Vetëvendosje është më i rëndësishëm se ligjet e shtetit, prandaj edhe identifikimi me ligjet e lëvizjes është detyrë absolute e çdo aktivisti aty.