Hajredin Kuçi tregon se në çfarë faze është krijimi i Ushtrisë

Hajredin Kuçi tregon se në çfarë faze është krijimi i Ushtrisë

30.03.2017 11:22:48

Një ditë më parë Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit për çështjet evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee, tha se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që qeveria të bëjë një hap prapa dhe ta heqë ligjin për ndryshimin e misionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

E, në Qeverinë e Kosovës nuk pranojnë të japin detaje sa i përket kësaj çështje.

Zv/kryeministri i parë, Hajredin Kuçi ka thënë për ‘Indeksonline’, se janë në fazën e koordinimeve

“Presidenti, kryeparlamentari dhe kryeministri  koordinohen për këtë çështje”, ka thënë Kuçi.

Në anën tjetër, përfaqësues të opozitës thonë se nëse Qeveria e procedon në Kuvend, projektligjin për FSK-në ata do të votojnë.

Por, sipas tyre, presidentit dhe kryeministrit i takon qe të koordinohen dhe të marrin mbështetjen e ndërkombëtarëve qe të ndodhë krijimi i Ushtrisë