Haki Rugova: Klubit të vajzave “Istogu” i u urojmë përfaqësim sa ma të mirë në Holandë!

08.11.2017 17:45:49

Kryetari i Istogiut z. Haki Rugova tha se kemi mbeshtet dhe do vazhdojmë mbeshtetjen për Klubin e hendbollit të vajzave “Istogu”. Urojmë që ky klub të na bëj një përfaqësim sa ma të mirë në garat Evropiane në Holandë.

 

Postimi i plotë i z. Rugova në facebook është:

Klubi i hendbollit të vajzave “Istogu” do jetë pjesëmarrës i garave të Evropës, ku gjatë javës do të udhëtojnë për në Holandë për pjesëmarrje në ndeshjen e turit të tretë të Challenge Cup. Ato do të garojnë kundër skuadrës Virto/Quintu.

Ne në vazhdimësi i kemi mbështetur dhe përkrahur financiarisht klubin. Këtë mbështetje do ti japim edhe në të ardhmen. Vajzave ju urojmë një përfaqësim sa më të mirë në garat evropiane dhe ju dëshirojmë shumë suksese klubit. Ky klub që disa vite me radhë janë edhe kampione të Kosovës në U-15 dhe U-17.