Handikos kërkon nga mediat të kenë kujdes me terminologjinë për personat me aftësi të kufizuara

08.08.2016 16:30:30

Organizata “Handikos” kërkon nga mediat që të kenë kujdes gjatë raportimit për personat me aftësi të kufizuara. Kjo organizatë përmes një reagimi thotë se ka vërejtur se në disa raste, disa nga mediet tona në mungesë të informatave përdorin terminologji jo të drejtë për personat me aftësi të kufizuara.

“Është shumë e rëndësishme që gjatë referimit për personat me aftësi të kufizuar, mos të përdoren terme të ndryshme në mënyrë që ata mos të ndihen “keq” apo të ofenduar. Mënyra se si shkruajmë, flasim dhe si i drejtohemi personave me aftësi të kufizuar ka një  efekt të madh  se si ata perceptohen nga shoqëria”, thuhet në reagimin e ‘Handikos”-it.Për të lehtësuar punën e mediave dhe përmirësuar referimin ndaj personave me aftësi të kufizuar, para pak kohe është publikuar një doracak për qasjen dhe terminologjinë  e drejtë për personat me aftësi të kufizuar, të cilën mund të e gjeni në këtë vegëz:       http://handi-kos.org/repositor… kërkon me mirëkuptim nga mediet që të përdorin  terminologjinë e drejtë dhe të duhur për personat me aftësi të kufizuara.