Haradinaj: Heronjtë e lirisë do të jenë amaneti ynë që nuk falet

29.04.2017 13:06:31

Ramush Haradinaj sot ka bërë vizita te lapidari i Zahir Pajazitit, varri i ish-presidentit Rugova, në kompleksin memorial të Adem Jasharit, dhe gjithashtu edhe në Gllogjan dhe Meje.

Lideri i AAK-së ka shkruar në facebook se janë amanetet e këtyre heronjve që duhet t’i detyrojnë njerëzit të mbrojnë vlerat e shtetit, shkruan lajmi.net

“Janë amanetet e tyre që na obligojnë të jemi të pakompromis në mbrojtje të shtetit e të vlerave tona. Është sakrifica e tyre për lirinë dhe për vendin, që e përcakton rrugën tonë se si duhet të ecim tutje!”Nderim te varri i Presidentit historik, Ibrahim Rugova, ne Kompleksin memorial të Heroit legjendar, Adem Jashari, te lapidari i Heroit Zahir Pajaziti, në Mejen e dhimbjes dhe të krenarisë dhe së fundi në kompleksin e bashkëluftetarëve të mi, në Gllagjan!”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Ai ka thënë se këta heronjë do të jenë gjithmonë amaneti që nuk duhet të falet.

“Vetem ata që harrojnë u përseritet historia! Herojt e lirisë gjithmonë do të jenë, amaneti ynë që nuk falet!”, thuhet në postimin e Haradinajt në facebook.

Këto vizita lideri i AAK-së i realizoi pas lirimit nga Gjykata e Colmarit.