Haradinaj: Historia e re e Kosovës i ka rrënjët në Likoshan e Çirez

28.02.2018 14:45:26

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj e ka kujtuar betejën e Likoshanit dhe Çirezit.

“Më 28 shkurt, njëzet vite më parë, filloi një kapitull i ri i luftës sonë për çlirim. Historia e re e Kosovës i ka rrënjët në Likoshan e Qirez. Dëshmorët e martirët e kësaj masakre, janë pjesë e kujtesës shtetërore. Flijimi i tyre është frymëzim për brezat që vijnë, për ta ruajtur lirinë me çdo çmim. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.