Haradinaj: Kosova është e gatshme që të kontribuoj në sigurinë dhe paqen në botë

12.06.2018 12:36:36

Haradinaj ka theksuar se populli i Kosovës është mirënjohës dhe nuk e harron të kaluarën e saj.

Këtë deklaratë Haradinaj e bëri në ceremoninë e zbulimit të pllakës memoriale për ushtarët e KFOR-it, në Prishtinë. Haradinaj po ashtu tha se Kosova është e gatshme që të kontribuoj në sigurinë dhe paqen në botë.

“Jemi popull që shprehim falënderim, nuk harrojmë të kaluarën dhe duam të kemi të ardhme të sigurt. Kosova synon anëtarësimin në NATO në organizatën e ushtrive të paqes për të ndihmuar jo vetëm veten dhe rajonin por këdo dhe kudo që ka nevojë. Kosova është e gatshme që të kontribuoj në sigurinë dhe paqen në botë”, ka thënë Haradinaj.

Ai tha se e mirëpret qëndrimin e përhershëm të KFOR-it, në Kosovë.

“Liria është vlera jonë e përbashkët e Kosovës dhe aleatëve të saj”, theksoi kryeministri Haradinaj.