Haradinaj: Në fund të ditës të gjithë do të binden se qeveria e ka pas gabim për demarkacionin

03.08.2016 14:15:06

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nëse gjejnë marrëveshje me Malin e Zi për demarkacionin atëherë nuk do të ketë nevojë për arbitrazh.

“Tani do t’i dëgjojmë ekspertët tjerë ne e kemi thënë mendimin ton, kufijtë shtetëror nuk janë kufij kadastral meha me qëllim e bënë këtë i ik kufirit shtetëror ndërsa gjitha hartat e vërtetojnë që kufiri është në çakorr. Ky komision ka gabime procedurale por në fund të ditës Kosova ka me bind që ky version është gabim. Nuk ka situatë të arbitrazhit zgjidhja e parë është bisedimet me Malin e Zi pas rrëzimit nga parlamenti Mali i Zi nuk ish dasht me operu  dhe nëse gjejmë marrëveshje me Malin e Zi nuk kemi nevojë për arbitrazh. Besoj që Parlamenti do ta rrëzoj këtë version”, ka thënë Haradinaj.