Haradinaj refuzon debatet me Hotin e Kurtin me arsyetimin se nuk janë në nivelin e tij

30.05.2017 22:16:13

Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj ka anuluar pjesëmarrjen e tij në të gjitha debatet televizive me dy kandidatët e tjerë për kryeministër, Avdullah Hotin e koalicionit LDK-AKR dhe Albin Kurtin e VV-së.

 

Në një intervistë në emisionin Rubikon të KTV-së, Haradinaj ka thënë se nuk e sheh të domosdoshme përballjen me dy kandidatët e tjerë.

“Nuk do të shkoj në asnjërin nga debatet”, ka thënë Haradinaj, transmeton Insajderi.

Haradinaj ka thënë se dy kundër-kandidatët e tjerë nuk janë në nivelin e tij.

“Zoti Hoti nuk është as kryetar partie dhe nuk e marrë si oponent, ndërsa me zotin Kurti duhet me diskutu tema për ideale e jo për programe”, ka deklaruar Haradinaj në Rubikon të KTV-së.