Haradinaj: Sot jemi më afër se kurrë projektit tonë – 100 për qind shtet

18.08.2019 20:00:29

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot se nuk ishte e lehtë t’i dalë përballë projektit për copëtimin e vendit tonë.

Ai në një postim në Facebook shkruan se nuk ishte lehtë krijimi i ushtrisë, as përmbyllja e Trepçës dhe temave tjera madhore të interesit nacional.

“Por qëndrueshmëria dhe konsistenca u shpaguan, sot jemi më afër se kurrë projektit tonë 100% shtet”, shkruan Haradinaj.