Haradinaj: Vendimi i GJND-së hapi rrugë për ndërtimin e shtetit modern

22.07.2018 14:54:57

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar 8-vjetorin e Mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), që kishte legjitimuar shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Haradinaj ka vlerësuar se ky vendim ka hupur rrugët për të ndërtuar Kosovën shtet modern që aspiron integrimet euro-atlantike.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Tetë vite më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i dha legalitet të drejtës sonë për shtet. GjND, në opinionin e vet, vlerësoi se përpjekjet tona historike ishin të drejta. Ky vendim i rëndësishëm hapi rrugë për të ndërtuar Kosovën shtet modern që aspiron integrimet euro-atlantike.

Ne kemi ende punë për të bërë, por progresi nuk do të ndalet. Me dhënien e dritës së gjelbër për liberalizim të vizave vuloset e ardhmja jonë në familjen e shteteve paqedashëse dhe demokratike. Kosova në tërësinë e saj të plotë territoriale është faktor i rëndësishëm i stabilitetit në rajon dhe më gjërë.