Hashim, qysh po të shkon fushata? A po të ngojnë?

08.06.2017 21:28:32

Nga Rexhep Kastrati

Hashim Thaçi, e ka përfshirë veten në atmosferën zgjedhore, duke dëshmuar kështu se ka interes të madh, por edhe shqetësim të madh për rezultatin e zgjedhjeve që do të mbahen. Siç shihet në foto, Hashim Thaçi është në një darkë me veteranë, duke dëshmuar kështu se ka një angazhim të madh në këtë drejtim. Gjatë ditëve të klauara, Hashim Thaçi është kritikuar për turin e tij me qytetarë dhe në institucione të ndryshme, në stilin e turit të mëhershëm të Kadri Veselit. Duhet të theksojmë se para pak ditësh edhe Jetullah Geci nga Llausha, kishte thirrur 700 ish-pjesëtarë të UÇK-së, për të orientuar votën e tyre. Të gjitha këto, përfshirë edhe koalicioni i natës janë dëshmi se ata po frikësohen, janë dëshmi se ata janë frikakcakë dhe janë më frikacakë sesa që mund të merret me mend! Prandaj, duhet vrarë çdo frikë, çdo shqetësim dhe duhet të hiqet çdo dilemë se këta nuk duhet të votohen, dhe duhet të ndëshkohen me votë. Është koha për t’i mposhtur edhe me votë, pasi që në aspekte të tjera këta janë mposhtur, dhe kështu t’i jepe fund sundimit të komandantëve dhe të fillojë peridha e qeverisjes nga civilët.