Hashim Thaçi për Gjykatën Speciale: E duam drejtësinë, por s’pranojmë të diskriminohemi në emër të saj

05.12.2017 16:14:28

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se këto janë tema jo të lehta për ne, porse jemi pikërisht për t’u marrë me tema të vështira.

Padyshim, ai ka thënë se e tillë është edhe tema që mori vëmendje të madhe së fundmi që ka të bëjë me Gjykatën Speciale.

“Bashkësia ndërkombëtare e ka imponuar themelimin e saj.Institucionet tona e kanë pranuar një gjë të tillë sepse në të kundërtën, ne do të ishim të pafuqishëm të parandalonim themelimin e një gjykate tjetër ndërkombëtare, nën ombrellën e OKB-së.E votuam në atë kohë për të ruajtur partneritetin me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n.Unë mendoj se Gjykata Speciale nuk do të mund të arrijë të bëjë atë që e proklamon, të forcojë ndjenjën e drejtësisë për viktimat e luftës.Sikur të kishte drejtësi të tillë çfarë trumbetohet nga faktori ndërkombëtar, 100 gjykata speciale të këtilla do të duhej të bëheshin vetëm për krimet që Serbia e Millosheviqit i ka bërë në shtetet e Ballkanit dhe këtu në Kosovë”, ka thënë ai.