Hetimi ndërkombëtar dhe aftësia e sektës okulte të Albinit për të bërë dhe zhbërë fakte

20.11.2016 13:40:12

Nga Rexhep Kastrati

Rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore, sipas të cilave del se Astrit Dehari ka vdekur nga dëmtimet e vetëshkaktuara, e që do të thotë ka bërë vetëvrasje, si dhe shoqërimi i këtij konstatimi me një përshkrim të detajizuar të gjendjes së jashtme dhe të brendshme të trupit të pajetë të Astritit, kanë rrëzuar për tokë setkën okulte të Albinit, por edhe avokatin Tomë Gashi. Sekta okulte e Albinit nuk ka mundur të thotë gjë tjetër, pos të përsërisë si papagall atë që ka thënë vazhdimisht: e ka vrarë shteti, por pa guxuar të konkretizojë këtë akuzë me emra personash dhe institcionesh, dhe pa dhënë qoftë edhe një argument për ta besuar këtë që thotë. Dhe kjo është edhe një arsye më tepër për të besuar se sekta okulte e Albinit është pa argumente dhe pa fakte, dhe akuzat i ka të pastra politike. Prandaj,  e ka të qartë se çdo hetim tjetër, pra edhe ndërkombëtar, nuk do të mund të ndryshojë gjë në këtë aspekt, aq më tepër se kanë qenë ekspertë të familjes dhe të sektës okulte të Albinit, si dhe vetë Tomë Gashi që kanë asistuar ekspertizën mejko-ligjore të trupit të pajetë të Astritit. Edhe përpjekja e djeshme e Tomës për të bërë shfaqje mediale me hetim ndërkombëtar, së këndejmi, është vetëm një përpjekje e kotë për të futuar kohë dhe për të zbutur efektet e mëdha që shkaktoi publikimi i së vërtetës për vdekjen Astritit, pasi që ka qenë kryeministri Mustafa që në mbledhje të Qeverisë qysh në ditët e para pas vdekjes së Astritit, është shprehur pro një hetimi ndërkombëtar, në përputhje me ligjet dhe kushtetutën e vendit. Po ashtu, tashmë është bërë publike një shkresë që ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha dhe kryeprokurori Lumezi i kanë bërë ambasadorit britanik, O’Connel që të ofrojë ndihmën e ekspertëve britanikë lidhur me këtë rast. Pra, Tomë Gashi, përveç një deklarimi të zakonshëm politik, dje ka përsëritur atë që shteti e ka kërkuar dhe e ka ofruar qysh në fillim. Dhe është pikërisht gatishmëria e shtetit për të realizuar edhe një hetim ndërkombëtar, ajo që ia ka hequr të gjitha atutë dhe të gjitha arsyet sektës okulte të Albinit për të akuzuar shtetin për vrasjen e Astritit.

Sekta okulte e Albinit, ndërkaq, e di që përvçse me të vërtetën për vdekjen e Astritit, do të ballafaqohet edhe me kureshtjen e qytetarëve për të mësuar shkaqet që e shtynë Astritin drejt vetëvrasjes. Dhe janë këto shkaqe që lidhen me përjekjet e hatashme të saj për të fshehur dhe mohuar vizitat që komisarët e Albinit, ia kanë bërë Astritit në burg, me përpjekjet e hatashme për të fshehur mbikëqyrjen e takimeve të Astritit me prindërit e tij, por edhe që kanë të bëjnë edhe me të vërtetën për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës. Ky citat i shkëputur nga ditari i Astritit  “Më ra shumë pak të flas me nënën, babin e Artën. Më treguan se e kanë takuar Muharremin e madje ai as që ka ditur se jam në burg. Më thanë të mos mërzitem fare. Edhe Dardani më thoshte të rri i qetë e të mos lodhem për gjetjen e fakteve, ngase me këtë pjesë merret Lëvizja”, është shumë interesant dhe shumë i rëndësishëm për të kuptuar shkaqet që kanë mundur ta shtyjnë Astritin drejt vetëvrasjes, si dhe për të kuptuar se çfarë “ekspertë” për gjetjen e fakteve ka sekta okulte e Albinit. Nga ky citat, kuptohet pra që kjo sektë mund të ketë edhe sektor të veçantë që merret me prodhimin e fakteve, apo edhe me zhbërjen e fakteve që mund të jenë kundër tyre. Pra, situata rreth vdekjes së Astritit do të vjen duke u dërlikuar për sektën okulte të Albinit, sepse do të ballafaqohet me të vërtetën për shkaqet që e kanë shtyrë Astritin drejt vetëvrasjes. Dhe një nga çështjet që do të duhet të hetohet dhe të sqarohet është pikërisht edhe fakti se si mund të prodhonë fakte, apo si mund të eliminojnë fakte komsiarët e sektës okulte të Albinit, e që është një e vërtetë terrori, sepse sipas citatit të Astritit, kjo sektë paska aftësi të bëjë dhe të zhbëjë fakte, pra paska mundësi të djegë, të shkatërrojë dhe të fshijë fakte, pra edhe mund të bëjë atentate, dhe të fshehë fakte. Prandaj, rasti i Astrit Deharit duket se do të jetë një rast që do të mund të dekonspirojë aktivitetet ilegale-kriminale të sektës okulte të Albinit dhe lidhjet e saj me shërbime dhe organizata të ndryshme kundërshqiptare. A do të dalin përveç serbëve dhe rusëve, edhe francezët të implikuar në angazhime të dhunshme të sektës okulte të Albinit? Vetë Albin Kurti një portali francez të politikës së jashtme i ka pas thënë se QUINTi nuk janë pesë, por dy: SHBA dhe Gjermania.

Pra, çka e ka shtyrë Astritin drejt vetëvrasjes?