Hiçmi tirqit mas ti shoh, qatyne ju kum pa sherrin!

04.05.2018 10:50:46

Kur e ka hangër (mutin) Babë?

Edhe një javë e muajit maj na shkoj pa u dallua nga javet e tjera e muajit të mëparshëm të vitit e të viteve tjera, qe 20 vjet.

Por para se të flas veç e veç e shkurt, në të kapërcyem dua ti kujtoj disa nga titujt në disa të përditshme dhe peridikun tonë e pa i harrua portalet e rrjettet sociale.

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, shkelje dhe presione

Presidenti fali 10 vrasës me Dekretin e fundit

 Babai i Thaçit i mbushi 80, ky është urimi i Presidentit

Vajza e Salih Kastratit: Ethem Çeku na i mori 50 mijë marka haraç

 Reja e Rugovës ‘tronditë’ me deklaratë, ia zbulon një sekret të madh Isa Mustafës,

 Xhabir Zharku pas një jave mund të kthehet i lirë në Kosovë

 Surroi: PDK seriozitetin për konsensus e tregon duke e dorëzuar kokën e Thaçit

 Fotoja e turpshme që vlen miliona euro

(Sami Lushtaku e Bekim Jashari janë armiqësuar për shkak të tenderëve. Nuk po përfitojnë më “Security Code”, në pronësi të familjes Jashari dhe kompania “Rukolli”, në pronësi të mikut të Lushtakut. Deri në tash, është shpërblyer një kompani në pronësi të kushërinjve të deputetit Kamishi dhe një e miqve të familjes së Ramiz Lladrovcit. Por, a do të ndryshojë kjo situatë, në të ardhmen? Lushtaku e Jashari tashmë janë takuar. Kanë bërë edhe foto bashkërisht, në shtëpinë e Lushtakut) I futa në kllapa se më erdhi marre e mendova, ishalla nuk e lexojnë të tjerët.

Absurde, Komandantët e UÇK-së festojnë me bashkëpunëtorin e Stanishiqit në vendlindjen e Adem Jasharit!

shkruante Bota Sot, : P.R Më: 1 maj 2018

 Po më mbetet merak se nuk po mund të flas sot edhe për Bujar Dukollin, dekan dhe Ethem Çekun i cili u bë dekan që as në andërr s`e ka parë. Ky farë Ethemi, i therte me mjete të mprehta, gjilpëra e gozhda ushtarët e ”Mërgimit” duke iu thënë:- Ju jeni ushtarët e Tahir Zemajt e të Ahmet Krasniqit. Këto kanë ndodhur në Pejën e “çliruar” nga banditët e bandat e … Dukagjinit e të Drenicës.

Asgjë nuk di ti mbetet historisë se edhe ajo, ”historia” ishte njerkë, ishte një mësuese analfabete.

 Po e filloj se më zuri dreka.

-Babë shka ki n`barkë?

-Kam mut!

 Qëllimisht e zgjodha një kujtim nga vitet e largëta, vitet 1978, 1979.

Banoja në konviktin numër 3 në Qendrën e Studentëve të Univeriztetit të Prishtinës. E quanim edhe si Qyteti i Studentëve se kishte shumë ndërtesa të bukuara nga katër e psesë katështe  e disa mijëra banorë që banonim, vetëm studentët e rregullt.

Dy nga ndërtesat, konvikti nr. 1 dhe nr. 2 banonin vajzat e në nr 3, 4, në disa baraka e pavilione, isha kazermat e ushtrisë turke, banonin-m djemtë.Pavilonet ishin të shprëndara në hapsirën ku tash është Biblioteka Univerizitare, Fakulteti i Mësuesisë, me dekan Ethem Çekun, Kishën Ortodokse etj. Sa mirë që mu kujtuat Kisha Serbe. Mu në vendin ku është ndërtua Kisha Ortodokse Serbe, ishte Menza e Studentëve …. Flas para vitit 1975, (sepse unë i kam fillua studimet më 1975/1976) kur unë isha nxënës dhe shkoja, rrallë e haja ushqim të shijshëm. Bonat, siq i quanim aso kohe dhe Zhytonat mi jipte Demush Asman Krasniqi nga Vll. Drenofci dhe Cenë Reshit Gashi nga Qabiqi, juristë të diplomuar, gjyqtarë e kryetar¨Gjykate në Klinë, tash avokat.

Pavilonet ishin në pjesën në mes të Fakultetit Filozofik dhe Ekonomiko- Juridik.

Ama unë, si brucosh banoja në konviktin nr. 3, falë Agim Zatriqit, Kryetar i Rinisë Socialitet të Kraninës Autonome të Kosovës. Ai ishte kusheri imi dhe ndodhi si ndodhi e unë i tregova se kur Sahit Zatriqin e kishin burgosur italianët, në kohën e Luftës së Dytë Botërore (1941-1945), Haxhi Rexhepi, baba i Sahitit e gjyshi i Agimit, nga Peja kishte ardhur në Turjakë sepse s`kish kush e mbante. Si shpërrblim e ner, Sahiti na kish pas falur një Orë Muri. Orën deri vonë e ka pasur Asman Cufa në odë të bacës Cufë, djalit i Brahim Agës nga Turjaka e Zatriqit.

Por, siq e thash, unë banoja në konviktin nr. 3 e cimerë e kisha Ismail Kurteshin, ish kryetar i komunës së Gjilanit, tash në Vetëvendosje.

Në vitin e fundit të shtudimeve, 1978/1979 banoja përseri në konviktin nr. 3, me Ali Lajqin më një dhomë dy krevetëshe. Por unë kisha edhe ilegalë, çdo vit. Vitin e fundit e kisha Izedin Hasan Krasniqin nga Breznica  të shpërngulur në MitrovicëKrasniqin, vëllain e Milazim Krasniqit,studjues letërsie, poet e profesor fakulteti.

Pakëz më larg, disa metra e në të njëjtin kat, katin e dytë banonte edhe Muhamet Mahmuaj, (vëllai i të Madhit Demë Mahmutaj, ish referent në Fak. Filozofik që shumë studentë ia kanë parë hajrin) e Ibrahim Buqolli.

Te Muhameti, vinin e banonin më shumë 6 studentë ani pse dhoma ishte e vogël, 3 krevetështe. Te ai shpesh vinte edhe Xhavit Haliti, tash nënkryetar i Kuvendit të Kosovës dhe Ibrahim Nikqi, i ndjeri.

Njëherë kishte ardhur baba i Muhametit dhe Demës, Elez Dema, nga katundi në qytet. Elezi ishte burrë 300 derhem.

Muhameti, Dema e Brahimi erdhën me ndejtur te unë se ishte ma shlirë dhe dëshironin te flasin pateklif.

Konviktet e studentëve vlonin nga studentët e rinj dhe deshirat e tyre për dije.

Ishte viti 1978, kur festonim 100 vjetorin e LSHP (Lidhjes Shqiptare të Prizrenit)

Kjo dëshirë për dije na i hapte edhe më shumë sytë për çlirim kombëtar e bashkim me Shqipërnë nënë.

…..

Baca Elez, dikur kur u sigurua se askush ”i huaj” nuk është aty filloj me na tregua një mesele.

”Mark Milani i kishte shërbye Kral Nikollës së Malit të Zi besnikërisht, disa vjetë, si ushtarët nizamë. Njeherë në një mengjes, djali i vogël i Markut që ishte qu ma heret fillon e po luan me babë. Po ia lëmon kryet, flokët e musteqet. Dikur edhe baba fillon të luaj me djalin e vogël. E xiglonte nga pakë e djali plot gëzim qeshte. Kur e preku Marku, duke e xiglua në bark djalin e pyeti: -Shka ki k`tu? Djali pa mendua fare dhe krejt pa sherr i gjegjet:- Pite.

 –Kur e ki hangër?

– Pram (mbrëmë).  Tash i erdhi rendi djalit me e vet babën. Djali i vogël e prek babën në bark dhe e vet:

– Babë, shka ki ti n`barkë?

 – Mut, thot baba.

 -Kur e ki hangër?

 –Qe 30 vjet”

Kështu  përfundoi meselja e Mark Milanit, që e ka tregua tash plot 40 më parë.

Kjo mesele atherë e aso kohe kishte një kuptim krejt tjetër e një porosi  të çartë se si duhet çlirua Kosova nga Jugosllavia, e tash, nga kush duhet të çlirohet Kosova? – Nga “komandantët” që e kanë zaptua Kosovën, më mirë me thënë, një pjesë sepse një pjesë e sundojnë të Kosovës iu kanë lënë serbëve.

 ska si të shpjegohet ndryshe kur në zemër të Drenicës së kuqe gjak, që nga Ahmet Delia, Shabn Polluzha, Nebh e Tahir Meha festohet me shkie dhe nga vetë ata që rrehin gjyks se e kanë çlirua Kosovën?

Të gjithë do të haheshin diqysh, edhe vrasja e policit para disa vjetëve, Enver Zymberit dhe kjo që u mbytën në lumin Lepenc, tash, edhe kjo që i fali  “Presidenti fali 10 vrasës me Dekretin e fundit”,

Apo ”Vajza e Salih Kastratit: Ethem Çeku na i mori 50 mijë marka haraç” po edhe temat më ”të vogla”, si ”Reja e Rugovës ‘tronditë’ me deklaratë, ia zbulon një sekret të madh Isa Mustafës” apo ajo e ”Babai i Thaçit i mbushi 80, ky është urimi i Presidentit” sikur s`kem tjere dert veç me e ditur edhe sa vjeç e kur e ka ditëlindjen ai. Kjo është punë e Linda Morinës si dikur Enver Gjerqeku në Kosovë që i shkruante sonete e akrostikë Titos e Llazar Siqliqi, Enver Hoxhës.

Linda me siguri ka me qit n`kang baben e Hashimit.

 Ne ta ha dreqi, edhe  Xhabir Zarkun , ”Xhabir Zharku pas një jave mund të kthehet i lirë në Kosovë” le të kthehet e le të bëhet kryetar apet në Kaqanik po qysh munden ”komandantët” aq afër shtëpisë së Mixhës Shaban Jashari nga Prekazi, djemëve, Hamzës e Ademit më festua me Vinë të Kuqe, mish Vjam të thiut?: Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Sami Lushtaku së bashku me ish bashkëpunëtorin e shefit të UDB-së në Kosovë, Jovica Stanishiq?

 Për me qenë më bindës po ua dërgoj një titull nga ballinat e Botës:

“Absurde, Komandantët e UÇK-së festojnë me bashkëpunëtorin e Stanishiqit në vendlindjen e Adem Jasharit!

Nga: P.R Më: 1 maj 2018 Në ora: 17:01 dhe linku apo vegëz)

http://www.botasot.info/politika-lajme/882008/absurde-komandantet-e-uck-se-festojne-me-bashkepunetorin-e-stanishiqit-ne-vendlindjen-e-adem-jasharit/

Askush nuk kishte me besua se kështu do të na ndodhte edhe pas (gati) 20 vjetëve çlirim.

Por kemi kohë edhe nja dhjetë vjetë sepse Mark Milani e ka hangër mutin e Kral Nikollës 30 vjet.

Dhe po e mbylli opinionin tim me një tjetër “mahi” të një nuseje dhe një mendim të Veton Surroi i cili veç tjerash shton se“PDK seriozitetin për konsensus e tregon duke e dorëzuar kokën e Thaçit”

“Kokën”?

Po çka na duhet “Koka e Hashimit” ?

 Dhe domosdo se më duhet me e përfundua ani pse shumë tema mbeten pa u prekur.

Nusja dhe tirqit

Nusës së ngratë i kishte ardhur koha të lind. E kishte lindjen e parë por edhe dhimbjet e zavalin e parë. E ne në Kosovë, para disa vjetëve nuk kishim gjinekolog-e. Shumica e nuseve, sidomos ato të fshatit në vend të mjekut, plakat i këshillonin dhe ndihmonin në lindje. Ato na kanë lindur kudo, në ahur sikur Dritëro Agollin, nënë Hatigjeja e lind në ahur … Dhe kështu një nuse kishte dhimt të mëdha që veç gratë e din çka është ajo dhimbje e tmershme. Një plakë iu thot antarëve të familjes së nusës: Mi jepni tirqit e burrit të nuses se kur ti sheh nusja, dhimt i nalen e lind ma shpejt! Ne at zaval që kishte nusja, kur e dëgjon “maminë”, plakën dhe tirqit ,flet me një zë drithërues: Hiqmni tirqit e mos ti shoh tirqit se qatyne ju kum pa sherrin”!

 Sinan Kastrati, Suedi

Malmö, 4 maj 2018