Hipokrizia më e madhe është kur Vuqiq me gjithë të kaluarën e vet kriminale i përgjigjet me paqe ”kërcënimit” të Thaqit me me armë!

09.04.2018 20:03:56

Nga: Fadil Kajtazi

Kërcënimit nuk ke se si t’i përgjigjes; nëse posedon mjete të mjaftueshme për t’u përballur, përgjigjesh me të njëjtat mjete me të cilat të mësyen armiku.
Dhe presidenti Thaqi nuk ka thënë as gjë të re. Serbia është vend armiqësor i Kosoves, klasa politike serbe, elitat intelektuale dhe Kisha Ortodokse Serbe janë pjesë e krimeve që ndaj popullatës civile në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë bëri ushtria serbe. Ky trinom përpos që ka qenë pjesë inspiruese dhe organike e makinerisë kriminale, vazhdon të jetë në pushtet; presidenti serb ishte pjesë e Partisë Radikale e cila sa ishte në opozit, në operacionet në Kroaci dhe Bosnje dërgonte grupe vullnetare, kurse në masakrat në Kosovë, Partia Radilkale e Vuqiqit ishte pjesë e pushtetit.
Për Partine Socialiste të Daqiqit nuk kemi se çka të flasim, pasi përfshirja e tyre në krime është e dëshmuar katërciprisht. Gjithashtu Kisha ortodokse dhe Akademia e Ateve dhe Shkencave të Serbisë kanë qenë pjesë e inspirimit shpirtrorë të popullit serb në funksion të kriminalizimit të këtij populli dhe për pasojë konflikti jugosllav shënoi krimet më të llahëtarshme në Evropën e fundshekullit XX.
Hipokrizia më e madhe është kur Vuqiq me gjithë të kaluarën e vet kriminale, i përgjigjet me paqe ”kërcënimit” të Thaqit me me armë dhe, hipokrizi është se si kjo klasë politike e Kosovës të rrëshqas në atë gjendje, që të përdorë fjalorin politik të klasës politikë serbe të viteve të nëntëdhjeta.
Pra në Serbi vazhdon të jetë një klasë politike, një kishë dhe një elitë intelektuale kriminale e cila e jargosur kërcnon Kosovën çdo ditë. Dhe falë prezencës së NATO-së kësaj kaste i ka mbetur i zhveshur në dorë hangjari për të kryer masakrën e radhës kunder shqiptarëve.
Dhe në kushte normale Presidenti i vendit do të duhej t[i përgjegjej kërcënimeve, por nga kjo gjendje i bie të frikosh ariun me shoshë. Kërcënimi mi i madh që do t’i bëhej Serbisë pas 18 viteve të përfundimit të luftës do të ishte sikur sot në Koshare presidenti i vendit të prezantonte të arritura në fushen e ekonomisë, psh. sikur Kosova të kishte buxhet 5 miliardë, të prezantonte njohe të reja të shtetit të Kosovës, integrim të Kosovës në BE dhe NATO, të prezantonte të arritura kulminante në arsim dhe shëndëtësi, të prezantonte futjen në kuadër të armatimit të Ushtrise së Kosovës pajisje të reja etj etj., dhe t’i thoshte Serbise dhe Vuqiqit ja ku jemi.
Ndërkohë në kushtet e ndryshimeve të mëdha në gjeopolitikën ballkanike dhe atë në nivel global, është momenti që kërcënimet e Serbisë të koniderohen seriozisht. Ky president dhe ky kryeminister nuk i posedojnë këto kapacitete.