Historia e bujshme e Fadil Vokrrit si futbollist

27.05.2018 13:10:44

Nga Flamur Beqiri

Fadil Vokrri, njëri ndër sportistët më të sukseshëm shqiptar të Kosovës, të kohës, karrierën futbollistike e filloi që në moshën 15 vjeçare në klubin “LLapi” të Podujevës. Për një kohë kaloi në klubin “Elektroeknomia” të Obiliqit, për t`u kthyer përsëri në LLap, deri në vitin 1980 kur iu bashkua KF Prishtina. Me KF Prishtina, Fadil Vokrri arriti kulmin e karrierës dhe, së bashku me Fadil Muriqin, Agim Canën, Edmond Rugovën, Shefqet Sinanin, Kosta Lalliqin, Ramadan Cimilin, Fevzi Ramën, Faton Domin, e shumë të tjerë arritën ta çojnë Prishtinën në nivelin më të lartë të futbollit Jugosllav, atë të ligës së parë.

Pas Prishtinës, Fadil Vokrri ishte lojtar i Partizanit të Beogradit, Nimes Olimpique-Francë, Fenerbahce-Turqi, Bourges 18-Francë dhe Montlucion-France.

Një karrierë e jashtëzakonshme e bujshme dhe për t`u vlerësuar e lakmuar ndërsa për të gjithë ne të tjerët, një rast i mirë të krenohemi me Fadili Vokrrin. Të gjitha këto skuadra, lojra, turne, kampionate i ndihmuan Fadil Vokrrit të krijoj një rreth të gjërë miqsh, miq të cilët iu gjendën Fadilit e krej Kosovës mu në kohën kur futbolli Kosovar kishte nevojë për ta. Lidhjet e veçanta, të krijuara ndër vite, sidomos me Sepp Blatter, me Michael Platini e Gianni Infantino pastaj Zvonimir Boban, Miroslav Cira Blazheviq, e shumë të tjerë, i ndihmuan e i dolën krah Fadil Vokrrit dhe FFK-së, që në maj të vitit 2016, FFK-ja, të jetë pjesë e FIFA-s.

Tash, kur FFK ka arritur një nivel të lartë të bashkëpunimit me UEFA-n dhe një funksionalitet të mirë brenda vet FFK-së, tentativat për denigrimin e figurës së Fadil Vokrrit, idolit të shumicës së, jo vetëm, futbolldashësve kosovarë, janë të turpshme dhe denigruese edhe për vet këta akterë, të cilët përmes goditjve të ulta të nivelit, tashme të tejkaluar, atij, “folkloro-patriotik”, mundohen të përbaltin nje figure, amblematike, si Fadil Vokrri. E gjithë kjo bëhet, në stilin, jo ke lujt për Partizanin, jo ke simpatizu për “Grobari”, grup mbështetës i FC “Partizan”-it nga Beogradi, jo ke lujt për Jugosllavinë, jo te Bata, jo ke nejt kafeve, jo i ke marrë paret e fundit të X organizatave, janë ofendime fëmijërore në pamundësi të gjetjes së fakteve për kundërshtim të vendimit për moszhvillimin e ndeshjes së fundit kampionale në mes të Prishtinës dhe Dritës.

Vendimi i FFK-së, Ministrisë dhe të gjithë atyre të cilët vendosën që loja të luhet në një stadium tjetër është i drejtë, marre parasysh problematikën infrastrukturore të futbollit kosovar dhe kërkesave strikte të UEFA-s për pregaditjen e, së paku, një stadiumi për zhvillimin e ndeshjve ndërkombëtare.

Pak histori, ekipi i Prishtinës është formuar në vitin 1922 me emrin “Gajret” , ndërsa më vonë është quajtur “Proleter”, pastaj “Jedinstvo”, më vonë “Kosova” dhe përfundimisht KF Prishtina. Skuadra, në fillim ka garuar në ligat e ulta të Jugosllavisë së atëhershme deri me fillimin e luftës së dytë botërore, ndërsa në vitin 1942 ka garuar në grupin verior të kampionatit Shqiptar. Pas luftës së dytë botërore i është kthyer ligës së dytë të kampionatit Jugosllav!

Periudha me e ndritshme e KF Prishtina është që nga viti 1983 deri në vitin 1988 kur edhe u inkuadrua në Ligën e parë të Jugosllavise. Ishte periudha me e ndritur ndonje herë në sportin kosovar, duke mos anashkaluar boksin dhe mundjen. Edhe pse ekipi i Prishtinës përbëhej nga përfaqësues të pothuajse të gjitha nacionaliteteve të Kosovës, ky ekip ishte halë në sy për politikën Jugosllave,….!

Duke mos u thelluar në problematikën politike, e cila e ka përcjellur ekipin e Prishtinës në vazhdimësi, mund të them, edhe vet lojërat e ekipit të Prishtinës, përveç krenarisë ishin edhe sfidë politike për të gjithë neve e në veçanti për lojtarët e ekipit të Prishtinës, marre parasyshë ofendimet, edhe kombëtare, nga simpatizuesit kundërshtarë, animet e referëve, lojën e rrezikshme kundrejt tyre në stadiumet e ndryshme Jugosllave.

Kështu që, të gjithe atyre të cilët pretendojnë të jenë sot patriotë përmes ofendimeve të tilla, të njëjtit mohojnë shtetësinë e Kosovës, e rrjedhimisht janë edhe kundërshtarë të anëtarsimit të FFK në FIFA, mund të ju them se shumica e prindërve të tyre, sidomos këta të Prishtinës, vonë kane filluar të simpatizojnë për Prishtinën!

Ekipet e zemrës, sidomos për tifozërinë e Prishtinës, deri me daljen në skenë të KF Prishtina, ishin dikund tjeter! FC “Partizani” dhe FC “Crvena Zvezda” i kanë pasur edhe “Grobaret” dhe “Delijet” e tyre shqiptarë, në Prishtinë e gjetiu në Kosovë, të cilët kanë udhëtuar në Beograd e vende të tjera të YU për t`i përcjellur ndeshjet e ekipeve të zemrës, e të cilët mund te jenë prindërit e ndoshta edhe gjyshërit e këtyre patriotëve të sotëm!

Ishin Vokrri me shokë, në kohërat më të vështira për Kosovën, ata, të cilët ndikuan që simpatizimi dhe vëmendja, jo vetëm për futbollin të kthehej në Prishtinë e për Prishtinën!