Hoti thotë se LDK mund ta çojë vendin në zgjedhje për 30 ditë

25.04.2018 10:06:59

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se partia e tij për tridhjetë ditë mund ta çojë vendin në zgjedhje.

“Qëndrimi i LDK-së është i qartë. Ne mund ta çojmë vendin për 30 ditë në zgjedhje. Por dëshirojmë që këtë ta bëjmë në mënyrë të dakorduar. Ne dëshirojmë që të krijojmë konsensues në këtë shoqëri”, ka thënë ai.

Ai ka pasur kritika për qeverisjen e koalicionit PAN. “Nuk ka legjitimitet për të qeverisur”, ka thënë Hoti.