Hyseni: E braktisa konferencën në Bratisllavë për shkak të rezolutës 1244

20.09.2016 23:38:24

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni ka treguar arsyet se pse ka braktisur gjatë ditës së sotme konferencën në Bratislavë.

Hyseni në një status në Facebook ka thënë se këtë veprim e ka bërë për shkak të rezultues 1244. “…por kam lëshuar tubimin në shenjë proteste me denominimin që i është vendosur Kosovës (Kosovo/UNSCR 1244/1999)”, ka shkruar Hyseni.

Ky është statusi i plotë i Hysenit në Facebook:

Miq të dashur, Qytetarë të nderuar të Republikës,

Sot kam lëshuar demostrativisht konferencën në Bratislavë. Me ftesë të z. Robert Kalinak, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Brendshme të Republikës Sllovake, aktualisht Kryesues i Këshillit të Bashkimit Evropian, isha në Bratislavë, për të marrë pjesë në Konferencën e tretë Ministrore të Procesit të Pragës, por kam lëshuar tubimin në shenjë proteste me denominimin që i është vendosur Kosovës (Kosovo/UNSCR 1244/1999).

Ky denominim është i papranueshëm sepse nëse i bëhet çfarëdo reference Rezolutës 1244 , duhet t’i bëhet referencë e çartë edhe mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Pavarësinë e Kosovës, në pajtim me marrëveshjen e arritur në Bruksel, pra në pajtim me fusnotën e cila është aplikuar edhe në MSA të nënshkruar midis Kosovës dhe BE-së.

Poashtu theksova se vetëm muaj më parë, kisha nënshkruar me FRONTEX-in marrëveshje bashkëpunimi me atë denominim që ishte dakorduar edhe Brukseli, ku i bëhet referencë e çartë edhe mendimit të GJND-se. Kjo konferencë si dhe vet Procesi i Pragës si i tillë synon të forcoj edhe me shumë partneritetin midis vendeve pjesëmarrëse në fushën e migrimit të paligjshëm. Natyrisht, theksova se Republika e Kosovës do të kthehet në këtë nismë posa të bëhen korrigjimet e nevojshme në pajtim me marrëveshjen e Brukselit për përfaqësimin e Kosovës. S.H.