Hyseni: Është detyrë e jona që t’i luftojmë dukuritë negative

07.12.2016 12:22:19

Kryetarët e Komunave kanë bërë punë të shkëlqyeshme në përkrahjen e këtyre komunave dhe rezultatet janë të dukshme në luftimin e ekstremizmit dhe kjo është rezultat i forumeve.

Kështu tha ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni gjatë takimit që ka mbajtur me kryetarët e komunave të Kosovës.

Ai tha se si shoqëri e kanë për obligim që të angazhohen në parandalimin e këtyre çështjeve negative.

“Kryetarët e komunave kanë bë punë të shkëlqyeshme në përkrahjen  e këtyre komunave.  Rezultat janë në evidente ne kemi një  seri rezultate të dukshme në luftimin e ekstremizmit dhe kjo është si rezultat i forumeve. Dhe unë do të theksoj se do bëjmë shumë më shumë në luftimin me qenie njerëzore, luftimin me lëndë narkotike sidomos në shkollat tona që janë rinia mes moshës 16-18 është kjo moshë që targetohet për lënde narkotike. Si shoqëri e kemi obligim të angazhohemi në parandalimin e  këtyre çështjeve”, tha Hyseni.

Ai tutje tha se Policia e Kosovës po bënë një punë të shkëlqyer.

“Policia e Kosovës edhe pse bën punë të shkëlqyer zakonisht në 90 për qind të rasteve merret me pasoja. Kur kemi të bëjmë me viktima të abuzimit seksual, abuzues së lëndëve narkotike, roli  o parandalimit është thelbësor. Në shkollë, familje, xhami, kishë të mos kursehemi ta ngrisim zërin në këtë forume, sot po e lansojmë strategjinë nacionale në organizimin e këshillave në bashkësi dhe forumeve të tjera”, tha Hyseni.