I lindën djemtë binjakë më 29 korrik, Morata ndërron numrin e fanellësI

04.08.2018 01:54:52

Alvaro Morata vazhdon t’i ndajë me fansat lajmet e mira në familje, që kulmuan me ardhjen në jetë të binjakëve Alessandro dhe Leonardo.

Sulmuesi i Chelsea ka postuar në rrjetet sociale fanellën e re më numër 29 që do të mbajë veshur gjatë sezonit të ri, teka shpjegon edhe arsyen e këtij vendimi.

“29 korriku është një ditë që s’do ta harroj kurrë. Familja ime është shumë e rëndësishme, prandaj kam vendosur të ndërroj numrin në fanellë, për nder të dy djemve të mi.

Lashë 9 për 29 pikërisht për të kujtuar një ditë të veçantë. Më vjen keq për ccqë kanë blerë fanellën me numër 9, por jam i sigurt që do ta mirëkuptojnë zgjedhjen time”, u shpreh ai.