Ibishi: Kosova, në situatë të rëndë me Specialen (Video)

13.01.2017 20:42:36

Gjykata Speciale do të sjell një situatë të rëndë në Kosovë, është shprehur në emisionin “FaktPlus”, Nuredin Ibishi. deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh anëtar i Komisionit për Siguri.

Sipas tij, kjo formë e drejtësisë selektive merr kohë. Ndërsa, sa i përket lirimit me kusht të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se ishte një veprim i pritur nga aspekti procedural.

Sipas tij, autoritetet kosovare nuk kanë marrë hapa konkret që të hiqen fletarrestet e lëshuara nga shteti i Serbisë.