Ibrahimoviq vendos: edhe një tjetër sezon në Manchester United

25.02.2017 22:59:38

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimoviq duket se ka vendosur për të ardhmen e tij.

Mediat britanike shkruajnë se sulmuesi suedez dëshiron që të qëndrojë në ‘Old Trafford’ edhe një tjetër sezon.

Ish-ylli i PSG-së është duke shkëlqyer në sezonin e tij të parë në Premier League.

Ibra me Unitedin ka kontratë deri në fund të këtij sezoni, por raportohet se Jose Mourinho e ka bindur lojtarin që të luajë tek Unitedi edhe në sezonin e ardhshëm.