INONISHTI-Teqeja e Kuçit në Devoll- një vend i shënjtë dhe turistik

22.03.2019 02:24:26

Luan Kalana
-I paharuar …Imir Alevica, besimtari dhe sherbyesi popullor i vakefit të Inonishtit..
” Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, atehere gjëra të vogla më dashuri të madhe …”Nene Tereza..
-Ne mes te fushës te Devollit e pak kilometra nga qyteti i bukur e piktoresk i Bilishtit, që e shikon që aty si në pëllembë të dorës, mbi lumin gjarpërosh të Devollit,  qe rrjedhë  shtruar e në qetësi i cili duket aty sikur fle,,mbuluar me dëget e larta e të shumtë të shelgjeve e plepave nga të dy anët e tij duke na kujtuar vargjët melodioze të Dritëroit që bëhen një me shushërimin e lumit Muzak për të gjithë poetet devollinj,…
…e aty …. ngrihet një kodër e veshur gjithë gjelberim, me shkuret përreth trunjgjeve teë prerë ekzemplarë të lisavet të  vjetër shekullorë dhe më shelgjët e shumtë vajtuese, anembane me lule e trendafila nga më të bukurit e nga ku sipër saj hapet si një sofër e madhe dasme, pllaja e Dembraves, një nga rafshnaltat më lartësore te vendit, pjesë e lugines  se Devollit..
E rrethuar anembane kodres, dhe me nje portë të madhe të bën prezantimin të shkruar me germakapitale, si nje rizort perrallor, vendi bukur e i shënjte i Devollit, “Vakefi i Inonishtit “…Qe aty matane lumit ne lindje as nje kilometer shfaqen Zallet e Vishocices,nje pyll i dendur me plepa te gjate, me burimin e magjishem e shume famoz ,jo vetem per ujin brisk e ne mes të verës por për atë populloritëtin e tij nga devollinjte me shumë mbresa e kujtime, Burimi i Vishicices, qe kompozitori korcar Kristo Kono i ngriti në lëgjendë me këngë.

Me tutje shtrihet si nje qilim i blerte, fusha e begate e Vishocices, qe prodhon edhe karamele, legjendat e gojedhenat për të, për pjellorinë e bujqit e mençur mjeshtra te saj, kane shkuar deri ketu në Amerikë. Pastaj shfaqet si një kartolinë, qyteza e simbolike e Vishocices,me kodrat siper, Kunjen, si kurorë nusërie.

Me larg akoma ne horizont ne veri , ngrihen si me kembe kodrat dhe malet deri ne kufi me shtetin grek ,atje ku mbaron lugina e bukur e Devollit e qe e vijne rreth e rotul si ne valle, te zene dore per dore , mbarim i malit te Palegut te Kapeshtices,te Malit te Thate ,ne lindje kodrat piramida te Trestenikut,e ne juge me lugine e Mekulasit me malin bardhosh si himalajat me majat me debore , e bashke me ta ne perendim ne vazhdimesi , malet e Moraves, duke e rrethuar kete mrekulli, si muret e nje keshtjelle gjigande, kete toke te bekuar…Pa iu afruar ende kodrave ku eshte ky vend i shenjte si ato keshtjellat ne filmat vizatimote te Shekerit,shkruhet nje tabele e madhe ne englisht, “Welcome to Inonisht-Albania ” ,me shume pr turistet,qe eshte shume i kerkuar dhe i perferuar per ta vizituar.

E ne mes kesaj bukurie natyrore dhe te qendisur edhe nga dora e njeriut artist devolli, ndodhet ky vend i shenjte i kultit bektashian, i haruar per nje kohenga sistemi ateist ,por jo i ndare nga ne, nga njerezit e thejeshte e besimtare aq shume i preferuar per devollinjte jo vetem si nje vend fetar,patjeter ,por si nje vend turistik veecanerisht ne vitete demokracise..

Per ne vishocaret Inonishti,ky vend i shenjte,bashke me fushen tone te begate,me ujin e bekuar te burimit te zalleve,eshte nje linje burim energjie per jeten tone,ashtu si dhe per te gjthe banoret e zones,nje betim bureror,besimi e shprese per te ardhmen e ndritur,….

Ashtu sic e ka emrin Imir,sherbyesi i moshuar ne kete vakef shekullor ,ne Inonisht te Teqese se Baba Kasemit ne Kuc te devollit, ashtu I-mir eshte jo vetem nocioni i emrit por dhe bota e madhe e pasur e shpirti i tij i madh ,bamires dhe human,i Imir Alevices nga fshati Kuc. Megjithese mosha e ka renduar,ai vazhdon te mbetet i ri,me ate gjallerine tij dinamike si ne djaleri,i shkathet, i  mençur, s’ka bure nënë që  t’ ja hedhe atij, i qeshur shakator dhe shumë i dashur me njerezit. Duke sherbyer për shumë vite pa u lodhur e pa u krsyer si në shtëpinë e tij në këtë vend të shënjtë  është bëre një nga njerezti më të dashur e me populloret për ne devollinjtë.

Ai ka qenë edhe një sherbyes i madh, dhe hero i thjeshtë i fshatit Kuc për disa dekada. Ata qe e njohin e mbajnë mend, karocierin e e papertuar të fshatit.

Do te ngrihej qe pa gdhire e do te transportonte qumeshtin e fshatit per ta shpene ne baxhon e fshatit vishocice,dhe anasjalltas do te ngarkohej me buke,nga fura e bukes ne vishocice per ti sjelle ne dyqanin e bukes ne fshat.

E kete ruge do ta bente dy tre here ne dite ,dimer e behar pa pushin as nje dite te vitit,do te kalonte lumin e devollit,me shume pa ure se me ure,e kur lumi vinte buze me buze,ne ne acar e ne tufan,me karocen e tij, me kuajt e tij te bardhe cila,te forte si vetja.

E prisnin ne dyert e shtepive nenat ,femijet qe te vinte nga vishocica me buke te ngrohta,pa le sa mire i mbeshtillte ne karoce me plasmas ,asnjehere nuk iu lagen ,edhe kur karocen e kalin e rembente dallgae uijt,ai luftonte me to ,me ate trupin e tij te pamposhtur taman nje hero i madh.E pyesnin te gjithe te medhenj e te vegjel:

-Erdhe mire xha Imir?!-se e qe dinin qe lumi kishte te papritura…e ai i pergjgjej te gjitheve me buzeqeshje :- “Erdha xhan,erdha ,hajdeni buke jane te ngrohta,sa i nxoren nga fura….” kjo ishte pergjigja dhe kenaqesia e tij me e madhe.

Kur e takova heren e fundit qe isha ne Shqiperi ne Inonisht xha Imirin,pervec qe u shmalla me kujtimet e feminise per vendlindjen e duke pare qe andej matane lumit Devoll,zallet e burimin bashke me fushen e begate te fshatit Vishocice,ish qyteza ime me e ndritur,ai u befasua kur me pa ne Inonisht,me perqafoi me mall e nuk me leshonte,qante me mall si femije :-Ku je Lanke,-me tha,-na kish zene malli shume, …” se pevec qe njiheshim bashke e kishim muhabet,isht bure shume i dashur e me ne femijet e rritur, por me te gjithe Alevicat ,babai i kish miq shtepie,me qe dhe ai ishte nje besimtar bektashian.

-E shikon kam veshur xhupin qe ma dergove ti me Yllin ,me te vellane,nje bure i mencur e shume me edukate, qe erdhi ne amerike e ne i biri ,Fatosi,-s’dinte si te me falenderonte,por me shume u gezua,sa s’mund ta pershkruaj kur i dhashe nje cope stofe,kastile qe bleva ketu ne amerike,per mezarin e varit te vakefit te Baba Kasemit.

Me zuri per krahu ,u njgjitem lart ne vakefi .sa bukur ishte atje e kishin bere si nje vend rizort ,me shkalle,me shelgje vajtuase,mes lisave te vjeter,plot lule e trendafila,dhe rruga e shtruar asfalte deri tek porta e hyrjes. Dikush na rekordi atje,nga njerezit tim gruaja e djali qe me shoqeronte.Kete rregjistrim,vidio, e ruaj si nje nga gjerat me te shtrenjta te jetes time me plot mbresa dhe emocione te rralla.

Kur u larguam xha Imiri,me perqafoi fort e me lot ne sy me uroi si djalin e tij:-Te sherofte e te te dihmofte gjithnje ty e familjen tende gjithe jeten, baba Kasemi,per kete sherbese te madhe qe bere !!! Une s’bera ndonje gje te medha per nga vlera se ajo ishte simbolike ,por sic tha xha Imiri,vetem qe u kujtove ajo ka vlera shume te mdhaja per ne ,per vakfin tone,per besimin tone…

Sic i pashe vete por edha sic me tregoi Imiri në atë vend aq te bukur plot gjelberim, e të shënjte qe ngrihet ne koder mbi lumin Devoll qe reshqet pa u ndjare ,kishte aq shume njeres besimtare,por me shume vizitore e te moshave te reja ,-“si i thoni jua andej nga amerika turiste,” nga gjithe Shqiperia,vijne e per piknike e domos te shtunave e te dielave,sa s’i nxe parkingu makinat e veturat e shumta.

Ato dite prisnin e po pergtiteshin se do te vinte e Presidenti i vendit per inagurimin e rruges se re te asfaltuar,nje kontribut me vlere i pushtetareve lokale por edh te qendres,ishin te gezuar. ai sherben atje me mish e em shpirt si ne shtepine tij e kujdest per cdo mbarevajtje te vakefit.

Me tergoi qe kishin vajtur aty e shume figura e personalitete nga vendi,pa le sa vine e me grupe e vecanerishte te rinje e te reja ,kercet sazja ,kenga e vallja sikur behet festival, e te gjithe me nje rregullsi e me nje pasteri te ralle..

Pa le qe eshte nje kasap i mbaruar po dhe nje guzhinjer i rrale,me tregoi te gjitha vendet qe i kishin bere te reja e moderne qe nga oxhket e vatrat e dri ne gzhina,pa le sa paste ishte atje.Shume nga vizitoret i luten atij per te pjekur mishrat ne hell si nje mjeshter qe eshte,po keshtu edhe per gatimet ,apo s’bsn ca kukurece me zoret qe s’ka guzhinjer ne bote ti beje aq te shijshem.

Per xha Imirin tregojne te tjeret per vepren e tij humane e fetare,ne kohen e prishjes te kulteve fetare ,ai me sekretin me te madh,kish ruajtur e fshehur disa nga vlerat e ketij kulti te shenjte [thesaret e tij],i kish futur ne toke,kur drita doli sheshit i nxori ,duke qne te paprekura e te paprishura aq shume me kujdes i kish vendosur.Po ta pyesesh per keto gjera ai eshte modest e ta mbyll biseden.

Do te permend e shpirtin e tij bamires ate dite e pashe vete,qe ia mbushi karocen me kormina e zore per kukurece e paca,njerit nga djemte nga vishocicese kish sjelle me karoce disa besimtare.-” Bej per sevap, “-me tha.I lumte ,e kete e ben me te gjithe ata njeres qe mendon ai qe jane te vobeget.Nuk me ndate nga goja mamane time, qe vinte shpesh me niperit e mbesat atje e megithese moshuar ,si nje besimtare vjeter jo vetem nga i shoqi por edhe nga familja e saj nga Leskoviku ku vete shpesh me niperit e mbesat me Klevisi,Tancin,Taqken,Monen,Vinin,Elsen e Relen qe i kane bere dhe foto aty e ku ja sillte te falat e mijae sevapet sic shprehet ai,[ndonje dollar i kusyer nga une] per vakefin e xha Imirin.

E si mos shkruash per kete njeri te thjeshte, por te madh te diteve tona,sherbyes i shpirterave por dhe nje hero i thjeshte sherbyes e nje populli te tere qe gjithe jeta e tij, eshte kushtuar per popullin fukara ,-si thote ai..

Midis te tjerave ai gjate bisedes tha:- E di ti Lanke,-keshtu me thersiste,-se tani ne demokraci u thane gjerat sheshit,-se Driti,e kish fjalen per poetin e madh te devollt e te shqiperise,Dritero Agollin,-ketu ne teqene tone e ka ka pagezuar emrin babai i teqese sone ,se i ati i tij ishte nje besimtar bektashian,ta kemi per nder,-me tha duke me rene nga supet si shenje krenarie.Driti ,-ja vume emrin ,qe te ndrite per tere Devollin,-dhe ashtu ndodhi,Driteroi eshte i Devollit,…

Pak fjalë do te them e do të përmend e një besimtar të ri e të aposionuar e fetar, Sefer Agon, bashkë me Anen gruan e tij, ,një amvise e rrallë e puntore e pa shoqe, biri i një shërbyesit të parë të Teqese se Kucit e të dylbes se saj, Medi Agon.. Seferi na shpuri ne dylbja një ndertese ere e konstruktuar dhe e shtruar për bukri mes lulishteve e lulevete shumta shumënjgjyreshe, me ato veshjet e kultit fetar, anembanne me varezat e baballareve te teqese, ajo njjgante si një muze i ralle, ku ai si ndonje cicron profesionist na tregoi per të të gjthe baballaret e teqese, qe perveç qe ishin besimtare të ndershëm e të mençur me shkolle ishin dhe patroite te mëdhenj të çeshtjes shipetare per liri e demokraci, duke përmendur shumë prej tyre sic e mbaj mend për Baba Ramadanin e te tjere.

Janë keta banore, të thjeshtë e të urtë punëtore e të vuajtur, të dalë fukarenj sa s’ka me të, të djegur e zhuritur, shkrumb e hi nga pushtuesit nazi fashiste gjermane në luftën e dyte boterore, gjate pushtimit të Devollit ne pranvërn e vitii ’44, por që janë krenare se me njëhere ngriten jetën e tyre te re,me vullnet e me djerse më vështirësi e me sakrifica, duke u shquar shumë bije e bija te mençur e punetore të fshatit, bujq e intelektuale, e që tani në demokraci e kanë  bëre fshatin e tyre një nga fshatrat ne të bukura të Devollit.

Ishte nje kenaqesi e vecante për ne, për ruajtjen e pasurimin e ketyre vlerave të pasura fetare, por më vlera kombëtare e kulturore të kombit tonë, ideal, ku feja e shqiptaria janë një,  ku fetë janë në harmoni e në vellazëri të plotë e pa kontradita, pasi thëllë në shpirtin tonë e në gjak është ngulitur ajo shprehje ai rit fetar, ashtu si e kanë thënë të parët tanë rilindasit, feja e shqiptarit është shqiptaria.

Te tille njeres shërbyes, humanë ka plot në Devoll, por xha Imiri është i veçantë, ai është modest e kur thotë :

-E c’jemi ne përara Nënë Terezës, Shënjtorës shqiptare të njerëzimit, asgje, le të mbetet ajo jo vetem krenaria jonë por dhe një idhul i madh për ne sherbyesit e thjeshtë ! ”

– Sa fjalë të mëdhaja e  të mençura, janë keto të xha Imirit, e që do te mbeten për ne dhe lexuesit, duke na shoqeruar tere jeten, si simbol dhe një mesazh dritëdhënes i shpresës e i të ardhmës paqesore të njerëzimit të sotem e meodern, në shekullin e mijevjeçarit të ri, për tëvajtur serish sa me dendur në këte vend piktoresk, të shënjte e të shtrënjte të Devollit tonë.
Florida SHBA