Intelektualët e oborrit si profesor Bajrami, Kuqi, Mustafa e Hoxhaj, si dhe përgjegjësia e tyre për gjendjen në sistemin arsimor të Kosovës

20.06.2019 18:58:01

Nga Fadil Sahiti

Faktorët që mund të lidhen më gjendjen e sistemit arsimor sot në Kosovë mund të janë të shumtë. Por, kjo gjendje nuk ka ardhur ex nihilo. Madje, mendoj që kjo gjendje nuk ka ardhur as si rezultat i paditurisë, apo neglizhencës së pushtetarëve. Për më tepër, kjo gjendje nuk është as si pasojë (e keqe) e domosdoshme e zhvillimeve historike në Kosovë, sic mund të përkufizohet nga disa.

Kjo gjendje është krijuar me platformë të qartë, është mirë e menduar. E them këtë duke u bazuar në faktin se bartës të ndërtimit të këtij sistemi kanë qenë dhe janë akademikë me grada të larta shkencore. Ndërtues të këtij sistemi janë intelektual me nam si professor Bajrami, Kuqi, Mustafa, e Hoxhaj. Është zor e besueshme që këta të mos kenë pasur dhe të mos kenë njohuri lidhur me atë se cfarë po ndodh në sistemin arsimor tash e 20 vite!!!

Dy të parët kanë qenë udhëheqësit e parë të UP-se pas lufte. I treti ka qenë i pari i qeverisë së vendit dhe akter në politikë që shumë vite. Ndërsa ky i fundit (prof. Enver Hoxhaj) ka qenë ministër i arsimit për një mandat të plotë qeverisës. Krejt cfarë mund të mbahet mend nga mandati i këtij të fundit është ndërtimi i shkollave. Ai dhe bashkëmendimtarët e tij vazhdojnë të trumbetojnë se kanë ngritur infrastrukturën e arsimit. Dihet mirëfilli cilat kanë qenë viat e investimeve kapitale që kanë mundësuar pasurimin e individëve dhe grupacioneve të caktuara. Te gjithë e dimë, besoj unë, që investimet kapitale në vend kanë qenë burimi kryesor i mundësive korruptive.

Unë kam një përvojë personale me periudhën e qeverisjes se prof Hoxhajt me sistemin arsimor. Në vitin 2010, krejt aksidentalisht kam qenë pjesë e stafit themelues të UPZ-së, që atë botë udhëhiqej nga një administrator gjerman. Ajo cfarë kam provuar gjatë asaj përiudhe ka qenë e paimagjinueshme. Aty kam parë dhe provuar se cfarë janë në gjendje të bëjnë këta njerëz për të arritur qëllimet e veta politike dhe mercenare. Për aq sa kuptoja, vizioni i adminsitratorit gjerman ishte të ndërtoj një institucion arsimor ndryshe nga UP, që do funksiononte jashtë llupës së pushtetit, jashtë interferencave politike. Brenda një përiudhe njëvjecare, nuk është lënë gurë pa lëvizur nga njerëz të caktuar për ta detyruar administratorin të heq dorë nga vizioni i tij dhe ta lëshojë Kosovën. Veprime të ngjashme po degjoj janë duke u zhvilluar aktualisht ne gjimnazin Loyola ne Prizren.

Dua të ritheksoj që gjendja e sotme e arsimit në Kosovë ka dhe duhet të ketë një adresë. Fryma që është mbjellur tek gjeneratat e reja nuk ka ndodhur rastësisht dhe as nuk është pasojë apo e keqe e domosdoshme e kontekstit historik që po kalon Kosova. Kjo mendoj une është fryt dhe rezultat i një doktrine, një programi të menduar mirë politikisht. Arkitektë (mastermind) të kësaj doktrine besoj unë janë kategoria e intelektualëve të mësipërm, që dijen e tyre, gradat e tyre shkencore i kanë shndërruar në mall, plackë tregu. Si njerëz me grada akademike, dijen e tyre nuk e kanë vënë në fuksion të së vërtetës, së mirës, humanes. Dijen dhe gradat e tyre shkencore i kanë (keq) përdorur, unë besoj, me vetëdije dhe vullnet dhe i kanë vënë në funksion të politikës. Politika nga ana e saj i ka përdorur gradat dhe emrin e tyre për të legjitimuar moralisht synimet e tyre, si dhe për të arritur qëllimet e veta politike. Shpërblimet që kanë marr këta nga politika nuk kanë qenë të vogla. Kanë gëzuar shumë poste ministrore dhe akademike. Dija e këtyre akademikëve, fatkeqësisht, është përdorur edhe si mjet për qëllime mercenare, për përfitime materiale.

Me duket një përfundim i përshtatshëm për këtë shkrim të përdor një mendim të fillozofit të madh gjerman Schopenhauer lidhur me intelektualët oborrtar: “ … të brumosur jo vetëm në fillozofi, por në të gjitha format e letërsisë gjermane, këta intelektual janë shkatërrues, ose me sakt, mashtrues të mëdhenjë. Ne mund të luftojmë influencën e tyre dhe mund ta bëjmë këtë vetëm me forcen e mendjes (arsyes) dhe moralit. Në këtë rast, kjo është detyrë e cdokujt që është i aftë të gjykoj në mënyrë të pavarur. Në të kundërtën, nëse ne heshtim, kush do flas për ne”.

Prizren me 20 qershor, 2019