Inter-Milan, “San Siro” me kapacitet të plotë

14.10.2017 12:58:58

Derbi Inter-Milan do të jetë një ndeshje rekordesh. Plot 80.018 bileta janë shitur për sfidën më të rënbdësishme të futbollit italian që do të ndezë mbrëmjen e së Dielës me një 90 minutësh klasik të Serie A. Dy klubet e kryeqëndrës së rajonit të Piemontes janë rikthyer fuqishëm gjatë vitit të fundit me disa goditje të mëdha në merkato dhe kjo ka bërë që edhe vëmendja tek kjo ndeshje të rikthehet pas disa viteve të errëta. Mbi 4.6 milionë Euro arkëtime nga biletat do të shkojnë në arkën e klubit zikaltër që gjithsesi ka nisur të funksionojë si një shoqëri fitimprurëse pas shumë dekadave ku Massimo oratti shpenzi miliona. Sipas “Gazzetta Dello Sport”, gjatë këtij sezoni, në gjithë Serie A ka një rritje me mesatarisht 23.730 soektatorë për ndeshje, ndërsa në javën e tetë, mesatarja do të shkojë 27.700 kjo për shkak edhe të faktit se luhen tre sfida shumë të fortë si Juventus-Lazio, Roma-Napoli dhe Derbi i Madoninës. Në këtë mënyrë, “San Siro” do të mbushet me kapacitet të plotë për ndeshjen derbi ku dy skuadrat e Milanos do të përballen për herë të parë këtë sezon dhe me shumë mundësi do të jetë një sfidë që do të vendosë edhe për të ardhmen e dy klubeve në garë për një vend në Champions League.