Inva Mula, mamaja që tregon përralla dhe fanse e muzikës elektronike

25.10.2016 14:09:16

Për ata njerëz që zgjodhen vonë lindja e diellit është një moment që duhet të ndalesh pak për ta shijuar. Kjo ndodh dhe me sopranon Inva Mula…e kur këtë moment i takon ta shijojë pikërisht në Tiranë ky çast  shndërrohet në mrekulli. Sopranoja ndodhet këto ditë në Tiranë me një agnazhin të rëndësishëm artistik. Ajo do të drejtojë Festivalin Ndërkombëtar Operistik “Marije Kraha” që mbahet në fillim të muajit nënëtor. E ftuar në emisionin Ëake Up në Top Channel sopranoja ka treguar se përse pranoi të drejtonte këtë Festival. Njëkohësisht ajo ka zbuluar ca “sekrete” të jetës së saj të përditshme me djalin Antoni dhe vajzën Nina.

Rikthehesh në Tiranë për të drejtuar një Festival Operistik. Ky është Festivali që ti e ndjen si tëndin?

-Sigurisht që është pjesë e profesionit dhe kur mikja ime Zana Çela më bëri ftesën unë i thashë menjëherë PO, nuk reflektova. Pavarësisht se jam shumë e zënë mendova se një aktiviet i tillë, një kompeticion ndërkombëtar duhet të ketë vazhdimësi dhe jetëgjatësi. Tashmë Festivali Operistik “Marije Kraja”  është kthyer në traditë, por ne të gjithë duhet të japim një kontribut që ky aktivitet të ekzistojë, gjë që po ndodh realisht me shumë sukses por edhe me shumë vështirësi.

-Vështirësi të cilës natyrë?

-Vështirësia kryesore është ajo financiare. Duke qenë një konkurs i përmasave ndërkombëtar ka nevojë për mbështejte të fuqishme. Prandaj mendoj se këto aktivitete në rradhë të parë e kemi për detyrë ti mbështesim.

Çfarë do të ndryshojë te Festivali “Marije Kraja” nën drejtimin e Inva Mulës?

– Ky format është shumë i sukseshëm për arsye se nuk mbetet thjesht në formatin e një kompeticioni ku artistët vijnë për të marrë një çmim në fund. Jo, ky është një spektakël i cili i thyen pak barrierat e muzikës vokale klasike që është për një publik të kufizuar sepse spektakli ka dhe konkurrimin e këngëve nga e gjithë bota, një gjë e bukur që ne nuk e kemi parë në spektakle të tjera të këtij lloji. Duke qenë se kam qenë dhe antëare e jurisë në edicionet e kaluara mund të them se dhe vetë juria që është një juri prestigjoze që mërr pjesë në kompeticione të ngjashme në botë befasohet kur sheh një Festival speklakël që bëhet edhe televiziv edhe kësisoj më i afërt me publikun. Besoj së kjo është një gjetje që e sjell publikun në Opera. Prandaj nuk është qëllimi im për të sjellë diçka që nuk është bërë deri më sot. Qëllimi im është që ky festival të vahzdojë të mbahet në këtë nivel dhe të kemi një konkurrim në nivele sa më të mirë.

-Sa shërbejnë në 2016-ën formatet e Festivaleve. Ka qenë tjetër kohë kur këto lloj formatesh shërbenin si plate për të evidentuar talentet. Sot më shumë se festivalet duket se janë menaxherët që e çojnë përpara karrierën e një artisti?

-Në rradhë të parë artisti i ri ka nevojë të konkurojë. Unë e kam këtë nga eskpereinca ime. Në fillimet e karrierës sime kam provuar të kem lidhje me menaxherë të cilët më dërgonin të bëja audicione, por kjo nuk ishte perfomanca ime absolute më e mira sepse më e mira del vetëm në konkurrim kur ty të duhet të ballafaqohesh me dikë. Vetëm kështu ti nxjerr më të mirën, atë që ndoshta as ti vetë nuk ia njeh vetes.

– Angazhimi me këtë Festival do të thotë për ty më shumë kohë qëndrimi në Tiranë mes miqsh dhe kolegësh dhe po aq kohë larg familjes. Në fakt si funkionon kur ti ke angazhime artistike. Vjen familja ku je ti, apo ti shkon ku është familja?

-Jo unë familjen e marr me vete. Kam familje lëvizëse :).  Nuk mund të jetoj dot  pa familjen kur qëndrimi zgjat më shumë se një javë. Vajzën tani e kam çuar këtu në kopësht në Tiranë d.m.th është një jetë që unë e spostoj sa herë që mudnem mundem sidomos tani që vazja është e vogël.

Vajza është bëmë baba të të ngjaj por syte i ka të tuat?

-Ndoshta shprehjen por jo ngjyrën?

-Nina, vajza ka vesh muzike?

-Ajo është shumë e vogël dhe ka dëshirë të jetë në qendër të vëmendjen dhe kjo ka shumë rëndësi. Ajo ta merr vemëndjen sikur do të të thotë: Unë jam këtu.

-Antoni është djalë shumë i talentuar në muzikën elektronike. Të kesh një mama që merret me muzike operistike dhe djali trashëgon dashurinë për muzikën por të një tjetër zhanri… bashkëjton ti me këtë?

-Unë jam tani një fanse e djalit im dhe do të thoja se për mua është një ndriçim që më bëhet në një fushë tjetër të artit e cila ishte komplet e panjohur popr që unë e njoha përmes djalit tim . Njeriu nuk paska limite. Muzikën e Antonit unë e dëgjoj në çdo moment. Ai ma dërgon gjithmonë për një gjykim timin që sigurisht që nuk mund të jetë profesional por mënyra sesi ai ma shpjegon muzikën e tij dhe mënyra sesi ndërtohet teknikisht kjo lloj muzike është shumë interesante, ndaj më pëlqen. Po mësoj ta shijoj,  ta kuptoj. Kur teknologjia bashkohet me një njeri pasionat për muzikën, i cili gjithë jetën ka dëgjuar ariet e mamit dhe sot merret me këtë zhanër muzike për mua kënaqësia ëshë akoma më e madhe.

– Janë disa njerëz që i mendon gjithmonë brenda disa kornizave…kur u shfaqe si publik në koncertin e Dua Lipes shumë bënë çudi duke menduar se një një soprano do ta kishte vështirë për të shijuar një tjetër lloj muzike nga ajo klasike?

-Përkundrazi kam shumë dëshirë të shkoj. Mbaj mend se me Antonin kemi shkuar në një koncert të Sting dhe mbaj mend se kemi ndenjur më shumë se katër orë në këmbë dhe për mua ishte një ngjarje shumë e rëndësishme. Dëshira ime në të ardhmen është që të jem spekatore e djalit tim, përkrah gjithë atij publiku të rinjsh dhe të zbuloj një univers të ri të muzikës së sotme