Isa Fejzullahu rizgjedhet kryetar i degës së LDK-së në Skënderaj

07.04.2019 16:02:39

Isa Fejzullahu do të drejtojë degën e LDK-së në Skënderaj edhe për kater (4) vitet e ardhshme.

Isa Fejzullahu i përkëte gjeneratës së celulave të para të LDK-së në Skenderaj që edhe përkundër kërcënimeve dhe shantazheve po thuajsë në vazhdimësi në asnjë moment nuk e lëshojë rrugen e LDK-së dhe të Ibrahim Rugoves.

Ai në kuvendin zgjedhor të kesaj degë është zgjedhë kryetari me vota unanime të delegateve të pranishem i cili aktualisht është asambleist në Kuvendin Komunal të Skënderajt dhe i njejti ëdhë në mandatin e kaluar ka qenë po ashtu Kryetar i degës . Kuvendi per zevendes të Fejzullahut ka zgjedh Cenë Behramin, Sekretar Rizah Qitakun kurse është emruar ëdhë Kryesia prej 13 antarëve.