Isa Mustafa godet ambasadorët që shkruanin pro VV-së: Pres të ma sjellin ndonjë “demarsh” në LDK

28.07.2020 19:57:36

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas raportimeve se ka ndodhur një incident në Kuvendin e Kosovës mes deputetëve të LDK-së, Kujtim Shala e Arben Gashi dhe deputetit të VV-së, Gazmend Gjyshinca.

Isa Mustafa ndër të tjera ka goditur edhe diplomatët e jashtëm të cilën shkruanin pro Vetëvendosjes.

Ai ka thënë se po pret reagimet e “përkëdhelësve të VV-së” që t’ia sjellin një “demarsh” në LDK, pasi sipas tij ata u mërziten shumë kur i prish koalicioni LDK – VV.

Ky është reagimi i plotë i Mustafës:

Kështu është, kur nuk e kupton gjuhen intelektuale të Akademikut Kujtim Shala. Nuk ke kapacitet të mendosh dhe ta kuptosh se çfarë tha dhe thua me rrahu Kujtimi.
Akademik Shala mund ti rrahë me dije e me argumente prej të parit deri në të fundit të VV-së dhe të gjithë së bashku. Ai ka dije e mendjehollësi; ka më shumë libra të botuara sesa VV-ja deputetë.
Frikësohem se nëse deputetët e VV-së i lexojnë librat e Kujtimit dhe nuk i marrin vesh, pasi janë vetëm zhurmues, do ta thërrasin një helikopter, jo makinë të ndihmës së shpejtë, para ndërtesës së Kuvendit.
Deri sot i kanë bërë të gjitha të zezat, e sot improvizojnë se i sulmuan deputetët e LDK-së, sepse duan të luajnë rolin e viktimës.
Tani po pres, që ndonjë diplomat i jashtëm, përkëdhelës i VV-së, të ma sjell një “demarsh” në LDK; ata që u mërzitën shumë kur e prishëm koalicionin me VV-në?! IM.