Isa Mustafa: Kurti ta qartësojë kush janë aleatet për repunlikën e tretë

Isa Mustafa: Kurti ta qartësojë kush janë aleatet për repunlikën e tretë

10.02.2021 12:16:15

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Vetëvendosje duhet të qartësoj se kush janë aleatët e saj për Republikën e tretë.

Ai ka thënë se Kosova e ka bërë një shtet me ShBA-në dhe partneret e evropian.

Postimi i plotë i Mustafës:

Të nderuar miq,

Vota është shprehje e vullnetit politik, e bindjeve por edhe e perceptimit.

Vota është vendimmarrje e qytetarit. Për të marrë vendim, element themelor është informata.

Nuk jam i sigurt se qytetari është i informuar se çfarë paraqesin shallat e kuqe të lidhura në drunjtë e Prishtinës, dhe jo vetëm aty, për të ardhmen e vendit. Çfarë është simbolika dhe mesazhi i marsheve në sheshet e qytetit tonë? Çfarë është Republika e Tretë?

Një shtet e bëmë me SHBA-të dhe me partnerët tanë evropian, të zotuar për demokracinë perëndimore. Ndërkaq, VV duhet ta qartësojë se kush janë partnerët e saj për Republikën e Tretë. Ndryshe, në qoftë se votohet vetëm me emocione, rrezikojmë të vejmë shallat e kuqe rreth qafe, të marrëshojmë si në Revolucionin Kulturor Kinez e të mbesim pa asnjë republikë!

Vota është përgjegjësi ndaj shtetit tonë! IM