Isa Mustafa ngushëllon familjen Çekaj

16.07.2018 20:18:07

Me rastin e vdekjes së Muharrem Çekajt, vëllait të heroit të Kombit, Sali Çekaj, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka ngushëlluar familjen Çekaj.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vdekja e Çekajt “nuk është humbje vetëm për Familjen tuaj, por edhe për LDK-në dhe mbarë vendin tonë”.

Postimi i Mustafës:

“E nderuar familje Çekaj,

Me pikëllim dhe dhimbje mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të Muharrem Çekajt, prandaj pranoni ngushëllimet tona dhe të strukturave të LDK-së për humbjen e anëtarit të Familjes tuaj. Kjo nuk është humbje vetëm për Familjen tuaj, por edhe për LDK-në dhe mbarë vendin tonë.

Lidhja Demokratike e Kosovës do ta përkujtojë gjithmonë Muharrem Çekajn si veprimtar të devotshëm dhe të palodhshëm në shërbim të Kosovës, duke nderuar emrin e Familjes Çekaj dhe të Heroit të Kosovës, Sali Çekaj.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, thuhet në telegramin e Musfatës.