Ish-kryetari i tyre Ilir Meta shtyn zgjedhjet, ja si pritet vendimi te LSI

09.06.2019 09:17:04

“Rama ra”! Kjo ishte thirrja që dominoi në selinë e LSI-së në minutat e para pasi u përhap lajmi se Presidenti Ilir Meta ka vendosur të shtyjë zgjedhjet e 30 qershorit.

Qindra të rinj që ishin duke pritur të dilte kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e kanë ndezur atmosferën pas këtij lajmi me ovacione dhe brohoritje.

Ata kanë vijuar të thërrasin “Rama ik”, në pritje të daljes së kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi për t’iu bashkuar protestës së opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë.