Ish-nënkryetari i LDK-së: Ja çfarë thoshte Rugova për shkëmbimin e territoreve

24.01.2017 17:14:46

Ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në vitet e 90-ta, Anton Kolaj, ka mohuar se presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova, ka qenë për shkëmbim territoresh me Serbinë

Kolaj deklaron se Rugova ka qenë kundër idesë së Dobrica Qosiqit, duke deklaruar se kjo është e rrezikshme për Kosovën.

“Pastaj dalin Kishat serbe me kërkesa për exteritorialitet etj. Ne nuk guxojmë te hyjmë ne pazare për tokat tone me ata qe kane marr një here toke nga ne. Dhe kjo çështje për LDK- n ka qene mbyllur!”, shkruan Kolaj.

Reagimi i tij erdhi pasi një ish-nënkryetar tjetër i LDK-së, parafrazoi Rugovën kinse ai ka qenë për shkëmbim territoresh.

Postimi i plotë i Kolajt:

Per ndarjen e Kosoves:

Rugova dhe LDK- ja kane qene kunder kesaj ideje te Dobrica Qosiqit e cila ne vitet e 90-ta i pat nxe (joshë) disa intelektual shqiptar te Kosoves!

Rugova thoshte : kjo eshte ide e rrezikshme per ne… Pastaj dalin Kishat serbe me kerkesa per extertorialitet etj. Ne nuk guxojmë te hyjmë ne pazare per tokat tone me ata qe kane marr nje here toke nga ne. Dhe kjo qeshtje per LDK- n ka qene mbyllur!

Shqiptaret nuk duhet me nda troje shqiptare, por me ndertu strategji per ribashkimin e tyre. Kjo eshte sfida!

Anton Kolaj

Ish nenkryetar i LDK – s ne vitet e 90-ta