Ish-përfaqësuesi i Shqipërisë në OKB, viti 1991: Fola për shqiptarët, nuk i pyeta kosovarët as jugosllavët

24.10.2016 11:09:05

Ish-përfaqësuesi i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara menjëherë pas rënies së komunizmit, Sokol Neçaj, kishte deklaruar në Kombet e Bashkuara se shqiptarët janë një komb, por i ndarë në dysh nga padrejtësitë historike

Neçaj ka publikuar këtë deklaratë pas debateve të fundit, si pasojë e vizitës së kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd, ku ai foli edhe për Kosovën, transmeton lajmi.net

Ai ka deklaruar se ka folur në emër të shqiptarëve, dhe për këtë nuk ka marr leje as nga siç i quan ai, kosovarocentristët e as përfaqësuesve të kombit jugosllav.

“…Ka vetem nje komb, kombi shqiptar, i cili ka jetuar ne territoret e tij shume kohe perpara se te vinin sllavet ne Ballkan. Ai komb kurre nuk ka patur ambicie ekspansioniste. Shqiperia eshte nje komb i vetem, por i ndare dysh si rezultat i padrejtesive historike…”

Keshtu kam deklaruar si perfaqesuesi i Shqiperise ne OKB me 15 tetor 1991, ne Neë York. Kuptohet se nuk u kisha marre leje kosovocentristeve te “kombit kosovar”, as perfaqesueseve te kombit jugosllav, vetem ne emer te kombit shqiptar, nje dhe i pandare!, ka shkruar Neçaj.

Neçaj duket se është i afërt me ish-liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, pasi mban një fotografi në profilin e tij në facebook.

“Kenaqesi e vecante koha dhe bisedat me Albin Kurtin, intelektual i mirefillte, erudit, mendje hapur, patriot i sinqerte, politikan atipik i trojeve shqiptare!”, shkruan ai. /lajmi.net