Ish-pjesëtari i UÇK-së sot do të intervistohet nga Gjykata Speciale

05.12.2019 12:27:30

Sot, prokurorët e Speciales do ta intervistojnë një ish-ushtar të UÇK-së.

Bëhet fjalë për Demush Laçin që ftesën për t’u paraqitur para zyreve të prokurorisë e kishte marrë më 12 nëntor.

Lajmin për intervistim e ka dhënë vetë Laçi përmes një postimi në Facebook.

Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme zyrtarë të Speciales kanë qëndruar në Kosovë.

Ata kanë zhvilluar takim me avokatët e akredituar nga ky institucion, ndërkaq që nuk dihet natyra e takimit.