Ismaili: Të flitet si ta zhvillojmë Kosovën, ta lëmë Serbinë

07.08.2019 21:42:32

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë se duhet të dikutohet për zhvillimin e Kosovës.

Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se debati publik duhet të bartet nga Serbia tek zhvillimi i Kosovës.

“Diskursi publik duhet të zhvendoset nga Serbia në nevojat e qytetarëve dhe në atë çka Kosova mund të bëjë për tu zhvilluar. Të flasim për atë se çka të bëjmë ne që ta forcojmë Kosovën. Për kërkesat reale të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Ismaili.

Ai është shprehur se polarizimet për çështje identitare po e dëmtojnë Kosovën.

“Ndarja në tabore në mesin tonë është e dëmshme. Qëndrimet e Serbisë janë të unifikuara”, ka thënë ai në RTK.

Ismaili ka theksuar se partneri strategjik i Kosovës janë SHBA-të.