Ismaili viziton pacientët në repartet dhe dhomat e rinovuara në QKUK

15.03.2018 17:39:33
Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, ka bërë të ditur se sot ka vizituar disa pacientë të cilët tashmë janë bartur në dhomat ku është punuar intensivisht ditëve të fundit për nevojat e Kardiologjisë, që ata të kenë kushte sa më të mira.

Ismaili ka thënë se punët janë duke vazhduar edhe në repartet e tjera të Klinikave në QKUK, të cilat do të lëshohen për përdorim së shpejti.

“Sot vizitova disa pacientë të cilët tashmë janë bartur në dhomat ku kemi punuar intensivisht ditëve të fundit për nevojat e Kardiologjisë, që ata të kenë kushte sa më të mira”, ka thënë ministri Ismaili.

“Punimet me ritëm të lartë po vazhdojnë edhe nëpër repartet tjera, të cilat do t’i lëshojmë për përdorim së shpejti. Kemi shumë punë përpara për ta sjellë shëndetësinë në gjendjen të cilën e dëshirojmë, por ky është misioni ynë me qendër qytetarin, për të cilin do të angazhohem çdo ditë për ta realizuar”, ka përfunduar ai.

28942679_10156257313407451_56082498_o 28943158_10156257313357451_1437277656_o 29242519_10156257313397451_1660225406_o