Drejtori i sportiv i Wolfsburgut, Klaus Allofs, ka zbuluar se mesfushori Julian Draxler potencialisht mund të shitet në muajt e ardhshëm.
Gjatë verës Paris Saint-Germain dhe Arsenal kanë kërkuar reprezentuesin e Gjermanisë, por Wolfsburgut nuk ka dashur ta shesë.
Por, si duket klubi gjerman është gati ta ndryshojë qëndrimin për ish-anëtarin e Schalkes.
“Ne do të vlerësojmë situatën ndryshe, dhe ne mund të bëjmë gjërat ndryshe herën tjetër”, ka thënë Allofs për Sport1.
“A do ta lejoni Draxlerin që të largohet? Po”, ka theksuar Allofs.